Skip to content
Të Gjitha

Policia zbardh plagosjen në lagjen “5 Maji”, në kërkim autori vëllai i grabitësit që plagosi çiftin Laze në Janar

· 2 min lexim

Policia e Shtetit ka arritur të zbardhë ngjajren e ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen “5 Maji” në Tiranë.

Në njoftimin e policisë thuhet se plagosja ka ndodhur pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta mes dy të rinjve. Autori i ngjarjes i identifikuar si Kevin Cungu ka plagosur në këmbë me armë zjarri pistoletë mikun e tij shtetasin  Rexhep Xhekja 30-vjeç.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti në lokal dhe më pas ata  kanë dalë jashtë për t’u sqaruar.Debati mes tyre është përshkallëzuar deri në përdorimin e armës nga ana e Cungut, i cili ka qëlluar Xhekjan me një plumb në këmbë.

Xhekja ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë Kevin Cungu është vëllai i Markeljan Cungut, autorit të mbi 500 vjedhjeve dhe grabitjeve dhe i shoqëruar disa herë në komisariatet e Policisë.

Tani të dy vëllezërit janë janë në kërkim. Pasi më 19 janar të këtij viti Markeljan Cungu bashkë me Fatjon Mërtënikajn hynë për të grabitur banesën e Petrit Lazese tek rruga ”Njazi Meka”, por pasi u pikasën plagosën pronarin e shtëpisë bashkë me gruan e tij, Afërdita Lazen.

Njoftimi I policisë 

Tiranë

Policia identifikon autorin e dyshuar të plagosjes me armë të 30-vjeçarit.

Vijon krehja e zonës për kapjen e tij.

Më datë 11.09.2020, rreth orës 21:26, në fund të rrugës “5 Maji”, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, dyshohet se shtetasi me iniciale K. C, ka plagosur me armë zjarri pistoletë në këmbë shtetasin R.Xh., 30 vjeç, i cili u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta kanë bërë identifikimin e autorit të dyshuar.

Policia ka rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj për kapjen e autorit, i cili menjeherë pas plagosjes është larguar nga vendngjarja. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe fiksimin e çdo prove materiale që do ti shërbejë hetimit dhe dokumentimit të plotë të ngjarjes.