Skip to content
Të Gjitha

Policia shoqëron katër drejtues të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit

· 2 min lexim
Katër anëtarë të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit janë shoqëruar nga policia në Komisariatin 1. Fillimisht është shoqëruar Astrit Seranaj dhe më pas 3 të tjerët. Një prej tyre ka tentuar të thyejë kordonin policor tek pedonalja e Tiranës dhe është përplasur me policët.

Lajmin e shoqërimeve e konfirmon me një status në FB edhe aktori Neritan Liçaj dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit.

Ata janë arkitekti Astrit Seranaj, pedagogu Ergys Mertiri, artisti Donald Martini dhe tekniku Gentjan Hasani.

Seranaj ka dashur të kalojë Pedonalen për te krahu i Teatrit për të zhvilluar lidhjen live, që Aleanca bën zakonisht.

Këtu i janë afruar efektivët të cilët nuk e kanë lejuar dhe si pasojë ka lindur një grindje.

3 anëtarët e tjerë janë afruar për qetësuar polemikën dhe si rezultat janë shoqëruar të katërt në Komisariatin nr.1.

Ergys Mertiri ka dalë nga komisariati ndërsa të tjerët ndodhen akoma brenda institucionit policor. Gjithashtu mësohet se Donald Martini është goditur gjatë shoqërimit tij.

“Policia diktatoriale…ka ndaluar antarët e Aleancës për mbrojtjen teatrit pa asnjë arsye…cuc gangsterri!Kam ndaluar Titi Seranaj arkitekt.Donald Martini artitst dhe Ergys Mertiri.Turp me i madh nuk bëhet!” shkroi në rrjetet sociale Neritan Licaj.

/Gazetareforma.com/