Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Policia Rrugore bën bilancin e 48 orëve të fundit, arrestohen 13 drejtues mjetesh

16:27 13/08/2021
Reading Time: 3 min lexim

Policia Rrugore ka njoftuar se gjatë 48 orëve të fundit janë ndëshkuar me masë administrative 3456 drejtues mjetesh, për shkelje që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore. Po ashtu bënë me dije se janë pezulluar 73 leje drejtimi, nga të cilat 44 për shpejtësi mbi normat e lejuara, 25 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 4 për qarkullim në sens të kundërt.

Sipas informacioneve zyrtare janë arrestuar në flagrancë 13 drejtues mjetesh, nga të cilët 6 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 7 për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Njoftimi i plotë i Policisë

Vijojnë në të gjitha rrugët e vendit, kontrollet intensive nga Policia Rrugore, me radarë, dronë, mjete të paloguara, kamera, aparate fotografike e alkooltestues, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Si rezultat i kontrolleve të shtuara, gjatë 48 orëve të fundit janë arrestuar në flagrancë 13 drejtues mjetesh, nga të cilët 6 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 7 për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Në autostradën Levan-Vlorë, nga Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore, gjatë monitorimit me radar, është konstatuar mjeti tip “Benz”, që drejtohej nga shtetasi A. M., 24 vjeç, rezident në Itali, me shpejtësi 184 km/h, i cili u ndëshkua me masë administrative 40.000 lekë të rinj. Shpejtësi të mëdha janë konstatuar nga radari edhe në akset rrugore Shkodër-Koplik, Milot-Morinë, Lezhë-Fushë Krujë, Tiranë-Elbasan, Durrës-Kavajë-Lushnjë, Elbasan-Korçë dhe Gjirokastër-Sarandë.

Si rezultat janë pezulluar 73 leje drejtimi, nga të cilat 44 për shpejtësi mbi normat e lejuara, 25 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 4 për qarkullim në sens të kundërt.

Po gjatë 48 orëve të fundit janë ndëshkuar me masë administrative 3456 drejtues mjetesh, për shkelje që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

Policia Rrugore e Tiranës, nisur nga postimi në disa media sociale, i një videoje ku shfaqet një drejtues automjeti, i cili filmon veprimet e tij duke qarkulluar në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor në sens të kundërt me atë të lejuar në zonën e Kamzës, ankesë e përcjellë edhe nëpërmjet Komisariatit Dixhital, nga strukturat përkatëse të Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë u bë i mundur identifikimi i drejtuesit të automjetit dhe shoqërimi i tij pranë Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë. Nga hetimi rezultoi se shtetasi i mitur me iniciale E. N., 17 vjeç, ka drejtuar automjetin në mënyrë të parregullt dhe të rrezikshme për përdoruesit e tjerë të rrugës, duke qenë i papajisur me leje drejtimi.

Ndaj 17-vjeçarit filloi procedimi penal për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe po punohet për sqarimin e rrethanave dhe përgjegjësive të tjera administrative në raport me shkeljet.

Policia Rrugore këshillon të gjithë qytetarët që të mos reklamojnë në rrjetet sociale sjellje apo veprime që nxisin veprime të ndaluara kryesisht tek të rinjtë si dhe për shkak se jemi në fundjavë, në akset rrugore në drejtim të zonave bregdetare dhe turistike evidentohet fluks shumë i lartë i mjeteve, duhet që të gjithë drejtuesit e automjeteve të respektojnë sinjalistikën rrugore, të mos kryejnë parakalime të gabuara dhe të qëndrojnë në radhë ku lëvizja është e ngadaltë për shkak të ngarkesës në trafik, pasi në të gjitha rrugët e vendit ka radarë dhe prezencë të Policisë Rrugore, të pajisur edhe me dronë, dragera, kamera e aparate fotografike.

#MosUbëjStatistike

#RregullKujdesDurimDestinacion

#NeJemiAtyPërSigurinëTuaj

Të lidhura

Shqipëri–Serbi, barazim pa gola dhe emocione të forta: Kuqezinjtë luftuan deri në fund
Aktualitet

Shqipëri–Serbi, barazim pa gola dhe emocione të forta: Kuqezinjtë luftuan deri në fund

Shqipëria ka barazuar 0-0 ndaj Serbisë në “Air Albania”, në një ndeshje të tensionuar dhe me ritëm të lartë, në...

22:50 07/06/2025
Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare
Aktualitet

Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare

Në një nga ndeshjet më të rëndësishme të Kombëtares shqiptare, jo vetëm që tifozët e saj më besnikë janë përjashtuar...

19:40 07/06/2025
Para
Kanionet e Sinecit/ Banorët e Lumasit tjetër kallëzim në SPAK, akuzojnë kreun e IKMT-së Tiranë

Kanionet e Sinecit/ Banorët e Lumasit tjetër kallëzim në SPAK, akuzojnë kreun e IKMT-së Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Shqipëri–Serbi, barazim pa gola dhe emocione të forta: Kuqezinjtë luftuan deri në fund

Shqipëri–Serbi, barazim pa gola dhe emocione të forta: Kuqezinjtë luftuan deri në fund

22:50 07/06/2025
Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare

Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare

19:40 07/06/2025
Rritet numri i të infektuarve me HIV në Kosovë: 10 raste të reja vetëm në pesë muaj

Rritet numri i të infektuarve me HIV në Kosovë: 10 raste të reja vetëm në pesë muaj

17:03 07/06/2025
Rasti i dytë brenda ditës: 20-vjeçari i jep fund jetës në Pogradec

Rasti i dytë brenda ditës: 20-vjeçari i jep fund jetës në Pogradec

15:08 07/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.