Skip to content
Aktualitet

Policia jonë apo e Ramës? Premtoi reformim, por pësoi rrokatë në dy mandate

· 2 min lexim

Vihet sërish në dyshim aftësa e policisë së shtetit, pas ngjarjes së fundit të ndodhur në kryeqytet, ku një vajzë e re u godit paturpësisht nga një efektive policie në mungesë të maskës.

Kur vjen puna tek qyetarët e thjeshtë, apo shkeljet e ‘lejueshme’ të ligjit, shteti e tregon  fytyrën e vërtet me egërsinë e panevojshme  .

Në një video të filmuar rastësist nga një kalimtar në zonë mjaft të populluar të Tiranës, shihet qartë arroganca dhe vrazhdësia e efektives teksa e qëllon me pëllëmbë në mes të bisedës.

Të injektuar ndoshta dhe nga vetë sjellja politike dhe publike e kryeministrit Edi Rama, nuk është hera e parë që policia përfiton nga uniforma e veshur duke e shkelur ligjin me të dyja këmbët.

Kujtojmë se ky nuk është as i pari e i fundit rast. Në të gdhirë të tetë dhejtorit, për herë të parë në histroinë demokratike të vendit tonë, qëllohet me armë një i ri teksa kthehej në shtëpi  dhe për më tepër i paarmatosur.

Sa i përket ligjeve , në asnjë rregullore nuk i jepet e drejta një polici të qëllojë për vdekje një qytetar të parmatosur, i cili nuk përbën as rrezik në atë moment.

Prej shumë kohësh, arbitrariteti, arroganca , brutaliteti dhe shpërdorimi deri në ekstrem i shërbimit policor, sa vjen e bëhet më i dukshëm.

Edhe pse Rama u mundua të fshihte “fajtorin”, shkarkimi i ministrave, siç ishte i fundit, Sandër Lleshaj, nuk po i jep zgjidhje ngërçit policor.

Mungesa e trajnimeve, pagat e ulta, harresa që qeveria ka bërë me Policinë e Shtetit, mungesa e përzgjedhjes sipas meritës brenda një kufiri moshe, mund të jenë dhe faktorët e tjerë të sjelljes së pashpjegueshme të efektivëve policor.

Nisur dhe nga slogani, a është kjo policia që duam , apo ajo që do vetë Rama?!