Mbrëmjen e së premtes (3 shkurt) policia e tiranës me urdhër të prokurorisë së Tiranës ka arrestuar ish-zyrtaren e lartë të kabinetit të ish zëvendës kryeministrit Arben Ahmetaj, Alda Klosin. Kjo e fundit u fundos nga një dëshmi e pastrueses të cilën ao vetë e akuzoi për vjedhje.
Zyrtarisht sipas Policisë së Tiranës Alda Klosi është e dyshuar për veprat penale; “Refuzim për deklarim, mos deklarim, fshehjen ose deklarim i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur e nënpunësve publik, ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” dhe “Deklarata e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”.
NJOFTIMI I POLICISE
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Asetet Kriminale ekzekutuan urdhrin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe ndaluan shtetasen A. K. (Ç)., 41 vjeçe, banuese në Tiranë, e dyshuar për veprat penale “Refuzim për deklarim, mos deklarim, fshehjen ose deklarim i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur e nënpunësve publik, ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimatrisë kiminale” dhe “Deklarata e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”.
Rriten urgjencat nga helmimet, raste të shtuara pas festave në fundjavë
Temperaturat ekstreme që kanë përfshirë vendin gjatë verës kanë sjellë një rritje të ndjeshme të rasteve të helmimeve, duke vënë...