Skip to content
Të Gjitha

Po vidhnin naftë nga trajlerat, arrestohen dy të rinjtë

· 1 min lexim

Dy të rinj kanë rënë në pranat e policisë, pasi kanë kapur në flagrancë duke vjedhur naftë nga 3 trajlera.

Të arrestuarit janë E.Sh. 22 vjeç, banues në Domaj të Kukësit dhe A.M., 21 vjeç banues në Mohole të Kukësit.

Gjithashtu është shpallur në kërkim një person i tretë Sh.S. 24 vjeç, banues në Kolesjan të Kukësit.

Të tre këta persona, janë kapur në flagrancë nga policia, duke vjedhur naftë nga 3 trailera në vendin e quajtur “Ura e Drinit të Zi”.

Mbi ta rëndon vepra penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim”.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.