Skip to content
Politikë

“Po u arrestova do tregoj për…”/ Si Klosi i shpëtoi hetimit, ndërsa Beqaj jo

· 1 min lexim

SPAK ka mbyllur hetimet për dosjen e ‘Sterilizimit’, një ndër aferat më të mëdha në shëndetësi, ku janë 9 persona të akuzuar, përfshirë edhe ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Baqaj. Prokuroria e Posaçme sot kryhen procedurat, ku i komunikon akuzën ish-zëvendësministrit të Shëndetësisë Klodjan Rjepaj, biznesmenit Ilir Rrapaj, Saimir Kadiut, Marsela Serjanajt, Arben Gjatës, Naile Ajazit, Genc Byrazerit dhe Petri Mersinit.

Ndërkohë akuza e “shpërdorimit të detyrës” do i komunikohet të hënën ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Dosja do i referohet GJKKO, e cila do vendosë nëse do e kalojë atë për gjykim, do pushojë çështjen, apo nëse do ia rikthejë SPAK për plotësime.

Beqaj u’amnistua’ fillimisht nga SPAK, pasi iu arrestua ish-zëvendësi i tij dhe biznesmeni Ilir Rrapaj. Kjo vuri një farë rregulli të pashkruar për ndëshkimin nga SPAK-u: Kush deklaron që do flasë dhe ‘do tregojë shokët’ nëse i vihen prangat shpëton, siç e bëri Klosi, i cili e përhapi këtë në të gjithë vendin dhe as merret në pyetje, e as hetohet.