Skip to content
Të Gjitha

Po transportonte produktet ushqimore te rruga kryesore, dalin detaje nga vrasja e 55-vjeçarit në Shkodër

· 1 min lexim

Një 55-vjeçar u vra me armë zjarri ditën e sotme në malësinë e Shoshit në Shkodër.

Trupi i pajetë i Lazër Arrës, u gjet në rrugë nga familjarët e tij.

“Balkanweb” ka zbardhur detaje të reja nga vrajsa e 55-vjeçarit.

Sipas gazetarit Senad Nikshiqi, Arra po transportonte me kuaj disa produkte ushqimore nga arat e fshatit drejt rrugës kryesore të makinave.

Në këtë moment ai është qëlluar me automatik nga disa persona, të cilët më pas u larguan në drejtim të paditur.

Sapo panë 55-vjeçarin të shtrirë në tokë, familjarët e tij lajmëruan menjëherë policinë e Shkodrës.

“Ky shtetas ka qenë duke transportuar disa produkte ushqimore me kuaj nga ara në rrugën e makinës, produkte këto të cilat do t’i sillte më pas me makina rasti në Shkodër. Një apo disa persona e kanë qëlluar me automatik dhe më pas janë larguar në drejtim të paditur”-tha ndër të tjera Nikshiqi.