Skip to content
Të Gjitha

Po transportonte 3 të burgosur! Furgoni i Burgjeve përplaset me një makinë, plagoset polici

· 1 min lexim

Furgoni i Drejtorisë së Burgjeve të Tiranës është përfshirë në një aksident mëngjesin e sotëm në aksin Tepelenë-Mallakastër,në afërsi të fshatit Qesaratë.

Ai është përplasur me një automjet tjetër teksa bëhet me dije se transportonte tre të burgosur.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur një polic 32-vjeçar, identiteti i të cilit nuk është bërë me dije ende, që është dërguar me urgjencë në spitalin e Gjirokastrës.

Nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore, ndërsa personat e tjerë të përfshirë në aksident nuk kanë pësuar asnjë dëmtim.

Grupi hetimor ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti, teksa nuk përjashtorhet mundësia që të ketë qenë një skenar për arratisjen e tre të burgosurve.