Skip to content
Kryesore

Po transportohej me autoambulancë, humb jetën 30-vjeçarja

· 1 min lexim

Një grua 30-vjeçare humbi jetën mesditën e së hënës, teksa po transportohej me autoambulancë nga Përmeti drejt spitalit të Gjirokastrës.

Sipas ekzaminimeve paraprake, në trupin e saj nuk janë vërejtur shenja dhune apo dëmtime të tjera.

Ndërkohë, një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.