Skip to content
Kryesore

Po punonte për të lidhur energjinë në një qendër votimi, humb jetën elektricisti

· 1 min lexim

Një aksident tragjik ka ndodhur këtë pasdite në zonën e Kodër Rrëshenit, ku një punonjës i OSHEE-së, Emiljano Bunga, ka humbur jetën gjatë punimeve për furnizimin me energji elektrike të një qendre votimi.

Dy punëtorë të tjerë mbetën të plagosur dhe u dërguan me urgjencë në spital.

Ngjarja u regjistrua pranë një ndërtese të ish-shkollës së mbyllur, e cila është përshtatur si qendër votimi për zgjedhjet e 11 majit.

Sipas informacioneve paraprake, tre elektricistët ishin duke vendosur lidhjet elektrike në objekt, kur ndodhi një incident teknik me pasoja të rënda, që rezultoi fatal për 34-vjeçarin Bunga.

Autoritetet kanë nisur menjëherë hetimet për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Ndërkohë, OSHEE dhe strukturat zgjedhore lokale po punojnë për të siguruar vazhdimin e përgatitjeve për procesin zgjedhor, pavarësisht ngjarjes së rëndë.