Skip to content
Të Gjitha

Po punonte në një shkollë, 57-vjeçari bie nga lartësia dhe ndërron jetë

· 1 min lexim

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Tiranë.

Mësohet se një 57-vjeçar me iniciale E.L., ka rënë nga një lartësi e konsiderueshme, duke ndërruar jetë.

Spas të dhënave paraprake, 57-vjeçari po punonte në një shkollë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e saj.

Tiranë/Informacion paraprak

Sot, me datë 29.01.2020, rreth orës 13:15, në rrugën ” e Kastriotëve” duke punuar , tek godina e  një shkolle  aksidentalisht  ka rënë nga lartësia shtetasi E.L, 57 vjeç, ku për pasojë ka gjetur vdekjen.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.