Skip to content
Bota

‘Po presim lëkundje të forta…’/ A e parashikoi Ministri i Brendshëm turk tërmetin e tmerrshëm që në janar?

· 1 min lexim

Në janar të këtij viti, kur Shqipëria ende nuk kishte marrë veten nga dy tërmetet e shtatorit dhe nëntorit 2019, mediat turke raportuan se vetë ministri i Brendshëm, Soylu, ka thënë se, Turqia po përgatitej të goditej nga një termët i fortë, të paktën me një fuqi 7 ballë.

 Ministri i Brendshëm i Turqisë, Suleyman Soylu, siç duket e ka “parashikuar” ose ka pasur informacione nga sizmologët për tërmetin e frikshëm që la pas të paktën 6 viktima dhe 202 të plagosur, ndërkohë që kërkimet vijojnë ende.

“Presim një tërmet me magnitudë 7- 7.5 gradë të shkallës Rihter. Po punojmë për të përballuar çdo lloj skenari”,- tha Soylu.

Dhe ashtu ndodhi! Dhjetë muaj pas këtij parashikimi, Turqia u trondit nga lëkundjet e forta me magnitudë 6.6 gradë të shkallës Rihter. Tronditje pësoi edhe Greqia, konkretisht në ishullin Samos.

Deri më tani në Turqi janë raportuar 202 të plagosur dhe 6 viktima. Ndërsa në Greqi ka dy viktima, dhe tetë të plagosur.

/GazetaReforma.com/