Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“Po preken moshat e reja!” Tritan Kalo thirrje shqiptarëve: Covid-19 është “virus inteligjent”

09:23 25/06/2020
Reading Time: 3 min lexim

Ditët e fundit në Shqipëri është vënë re një rritje e ndjeshme e rasteve të infektuar me Covid-19.

Gjithashtu shihet se është shtuar edhe numri i pacientëve të shtruar në spitalin Infektiv.

Kujtojmë këtu se ditën e djeshme humbën jetën dy persona si pasojë e koronavirusit.

Dje u shënua edhe viktima më e rë në moshë.

Një 34-vjeçare nga Librazhdi humbi jetën si pasojë e Covid-19, pasi vuante edhe nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

Lidhur me këtë situatë ka reaguar edhe mjeku i njohur Tritan Kalo.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ai ka konfirmuar gjithashtu se moshat e reja po preken nga virusi, gjë që nuk ndodhte shpesh më parë.

Kalo shton se është e pafalshme që pas tre muajsh “luftë”, të humbim për shkak të mosndërgjegjësimit.

Postimi i plotë i Kalos:

Kohë kovidiane…..kohë për më shumë kujdes dhe jo për frigim apo panik….për ju bashkëqytetarë që ende jeni sy dhe mëndjehapur…ju miq, shokë e kolegë që ende oksigjenoni si dhe sa duhet, arësyetimin dhe qëndrimin tuaj ndaj infeksionit me sars-cov2/covid-19.

Ditët e fundit vërehen tre dukuritë e mëposhtëme në sfidën ndaj tij: 1- shtimi i rasteve në përgjithsi, 2- shtimi i të sëmurëve në spitalin covid-1, si dhe 3- prekja edhe e moshave të reja deri dje të pa prekura….nuku bëhët fjalë aspak për një “con-virus” ose “con-flu” (“virus budalla” ose “grip budalla”), sikundër mundet t’a keni dëgjuar apo lexuar edhe në shtypin apo tv e huaj….sars-cov2/covid-19 është “një virus inteligjent”, real dhe sëmundje e vdekje-shkaktues.

Të dhënat nga e mbarë bota e vërtetojnë këtë gjë….më mirë se kushdo tjetër janë të sëmurët e prekur nga format e rënda të këtij infeksioni, ata/ato që mundet më qartë të mbështesin shpjegimet e mësipërme, si dhe të cilët me bindje të plotë janë kundër çdo donkishotizmi për mos ekzistencën e këtij infeksioni, të përhapura shpesh nga disa gjithollogë apo anal-istë jo profesionistë të fushave të epidemiologjisë, infektologjisë, virologjisë, imazherisë apo imunologjisë.

Vetëndërgjegjësimi mbetet kyçi i suksesit në sfidën tonë me sars-cov2/covid-19….nuku është e pamundur të kujdesesh ndaj vetes si dhe ndaj atyre që gjallojnë rreth jush, të mbash higjenën e duhur personale, kolektive dhe të mjedisit të punës, shkollës apo të jetës së përditëshme, ti ajrosësh ato sa më shpesh, të eleminosh sa të jetë e mundur grumbullimet jo jetësore, të hidrosh sa më shpesh trupin tënd, të ushqehesh sa më variueshëm dhe sa më shëndetshëm sipas mundësive, por të shprehësh njëkohësisht edhe solidaritet me ata që janë në nevojë dhe në mungesë të tij, të ecësh në natyrë apo buzë lumenjve, liqenjve e detit që natyra na i ka falur me bujari, të ekspozohesh ndaj diellit jetë-zgjatës dhe jetë-dhënës, të mbash maska në mjediset e mbyllura dhe aty ku lëvizin shumë njerëz, të respektosh distancimin fizik kur dhe ku është e mundëshme.

Të gjitha këto janë masa lehtësisht të zbatueshme, por që në fund të fundit rezultojnë edhe jetë-shpëtuese.

Kaq pak vlerë ka jeta e jonë sa të luajmë papërgjegjshmërisht me të???….përse nënvlerësohet jo rrallë vetëizolimi i këshilluar i personave pozitiv për covid-19, çka është një detyrim moral, social si dhe ligjor.

Është e pafalëshme që pas një mbrojtje prej pothuajse tre mujore të moshave të treta dhe të atyre me ko-morbozitete, t’i ekspozojmë ato kaq brutalisht e frikshëm ndaj kësaj sëmundje…..është e pafalshme që personeli i dhënies së përkujdesit mjeksor t’a ulë vigjilencën ndaj rrezikut të infektimit prej sars-cov2/covid-19, duke shtuar shkallën e infektimit të tyre por edhe duke u bërë disa herë burim i infektimit për të tjerët.

Sars-Cov2/Covid-19 është edhe për shumë kohë mes nesh dhe ndaj tij duhet vijuar, të ushtrohet kujdesi maksimal për të mos u i infektuar, ju duam, ju respektojmë dhe jemi pranë jush për t’ju ndihmuar në çdo kohë….bashkë dhe me mirëbesim reciprok ne me shumë siguri do ja dalim edhe kësaj sfide jetësore me sars-cov2/covid-19!!!

Etiketa: covid 19e tretamoshatpo prekenshqiptarëvethirrjetritan kalovirus inteligjent

Të lidhura

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren
Aktualitet

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e së mërkurës në kilometrin e 7-të të autostradës “Ibrahim Rugova”, në segmentin...

21:53 14/05/2025
Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin
Aktualitet

U denoncua si i humbur, gjendet i pajetë i moshuari

Pas tre ditësh kërkimesh, është gjetur i pajetë 71-vjeçari L.G nga fshati Kamenicë. Humbja e tij ishte raportuar nga bashkëshortja,...

21:34 14/05/2025
Para

Covid-19 prek institucionet e Gjirokastrës, 3 janë punonjës të Policisë Bashkiake

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren

21:53 14/05/2025
Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin

U denoncua si i humbur, gjendet i pajetë i moshuari

21:34 14/05/2025
A do ta vazhdojë karrierën pas humbjes së PD-së? Si përgjigjet deputeti

A do ta vazhdojë karrierën pas humbjes së PD-së? Si përgjigjet deputeti

21:22 14/05/2025
Numërimi i votave për kandidatët në Tiranë

Votat në Tiranë/ PS merr 19 mandate dhe PD 13, ja cilët deputetë shkojnë në Kuvend

21:18 14/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.