Skip to content
Të Gjitha

Po peshkonte në liqen, 40- vjeçari mbytet një ditë para vitit të ri

· 1 min lexim

Një person është gjetur i mbytur ditën e sotme në liqenin e Banjës në Gramsh.

Sipas “Balkanweb”, viktima është Venetik Kume, 40 vjeç.

Ky i fundit ka qenë duke peshkuar, kur ka lënë në liqen.

Polumbarët e forcave RENEA, pas disa orë kërkimesh, arritën që të nxirrnin trupin e tij.

Mësohet se viktima vuante nga sëmundja e epilepsisë.

Gramsh/ Informacion paraprak

Në Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Gramsh ka ardhur një telefonat se një shtetas është mbytur aksidentalisht në Liqenin e Banjës, Gramsh.

Me marrjen e njoftimit, menjëherë shërbimet e Policisë dhe Zjarrfikses kanē shkuar në vendin e ngjarjes në bashkëpunim dhe me forcat speciale RENEA po punohet për nxjerrjen e trupit.

Nga veprimet e para rezulton se shtetasi i mbytur quhet V.K., 40 vjeç, banues në fshatin Zamsh, Gramsh.