Po krasiste hardhitë e rrushit/ I moshuari në Gjirokastër bie nga 4 metra lartësi, dërgohet me urgjencë drejt Traumës
Një i moshuar në Gjirokastër ka rënë nga katër metra lartësi, pasi po krasiste rrushin.
Mësohet se i plagosuri është një 80-vjeçar i identifikuar si Demir Demiri.
I moshuari ka pësuar fraktura të rënda në kokë, ndërsa raportohet se ka çarë edhe kafkën.
Ai është nisur me urgjencë me helikopter drejt Tiranës, për të marrë mjekim të specializuar.