Skip to content
Të Gjitha

Po kalonte nga njëra anë e autostradës në tjetrën. Aksidentohet për vdekje këmbësori

· 2 min lexim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Marikaj.

Një këmbesor, ende i paidentifikuar, është përplasur nga një furgon tip ‘Benz’.

Si pasojë, ai ka ndërruar jetë.

Policia bën me dije se viktima, rreth 60 vjeç, ka kaluar nga njëra anë e autostradës në tjetrën.

Drejtuesi i mjetit F.V. është shoqëruar në komisariat.

Siç bëhet me dije nga policia, ai ka qenë i pajisur me leje drejtimi dhe certifikatë të aftësisë profesionale.

Policia rrugore dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje, ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e shtetasit që ka ndërruar jetë.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 17:15 në aksin rrugor Tiranë- Durrës, në vendin e quajtur “Marikaj” një këmbësor ende i paidentifikuar rreth 60 vjeç ka kaluar nga njëra anë e autostradës në tjetrën dhe për pasojë është goditur për vdekje nga fugoni tip “Benz” me drejtues shtetasin F. V, i pajisur me leje drejtimi dhe certifikatë të aftësisë profesionale.

Drejtuesi i fugonit tip “Benz” shtetasi F. V, është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.

Policia rrugore dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje, ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e shtetasit që ka ndërruar jetë.