Skip to content
Bota

Po bie intensiteti?/ Mjeku krahason Covid-19 me gripin: Nuk ka më shumë rritje vdekjesh

· 1 min lexim

Që koronavirusi ishte një sëmundje më shumë medeiatike se sa virale dhe e rrezikshme këtë tashmë e ka kuptuar e gjithë bota, por ditë pas dite vijnë prova se kjo pandemi është drejt uljes.

Megjithatë, koronavirusi na ka mbajtur pezull për muaj të tërë.

Por një mjek i njohur gjerman thotë se, kur krahason shifrat, e kupton që nuk ka rritje të vdekshmërisë.

Kreu i Departamentit të Shëndetësisë në Frankfurt, profesor Rene Gottschalk, bën një krahasim me të dhënat e shtetit të Hesenit, për gripin dhe valën e të nxehtit.

“Të dhënat për vdekshmërinë gjatë gjysmës së parë të këtij viti nuk tregojnë ndonjë anormalitet në shifra, në krahasim me numrin e lartë të vdekjeve gjatë valës së gripit në vitin 2017 dhe valës së të nxehtit në vitin 2018”,- tha ai.

Sa për krahasim, vala e të nxehtit në vitin 2018 shkaktoi 740 viktima në shtetin e Hesenit, në krahasim me 537 vdekje që ka shkaktuar korona deri tani.

Kurse pandemia e gripit në vitin 2017 shkaktoi rreth 25 mijë vdekje. Ndërsa nga koronavirusi në Gjermani janë regjistruar të paktën 9500 viktima deri tani.

Për ekspertët gjermanë, edhe hapja e shkollave nuk përbën rrezik në shtimin e infeksioneve.

/GazetaReforma.com/