Skip to content
Të Gjitha

Plotësohet kuota prej 300 personash në Kapshticë, pala greke mbyll sportelet e punës

· 1 min lexim

Ashtu siç është thënë edhe më parë,  pala greke në pikat kufitare të Kapshticës dhe Kakavijës do të mbyllin punën sapo të plotësohet kuota e vendosur prej tyre për numrin e personave që mund të kalojnë kufirin.

Këtë herë pala greke në pikën kufitare të Kapshtices ka mbyllur punën pasi ka plotësuar kuotën ditore prej 300 personash.

Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë njofton se aktualisht është pezulluar puna nga pala greke dhe apelon qytetarët që të mos mblidhen në Kapshticë.

“Stacioni i Policisë Kufitare Kapshticë:

 Njoftojmë të gjithë qytetarët që janë të interesuar të kalojnë në drejtim të shtetit grek, se aktualisht kuota prej 300 shtetas është plotësuar dhe nga ana e policisë greke është pezulluar puna e nuk do të lejohet kalimi i personave të tjerë për ditën e sotme.

Policia Kufitare apelon për qytetarët që duan të udhëtojnë në drejtim të Greqisë, që të mos vijojnë udhëtimin në drejtim të PKK Kapshticë për ditën e sotme. Ju faleminderit për mirëkuptimin”