Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“Plepat e Brukës” të kërcënuar nga fadromat, banorët e Laknasit nuk dorëzohen

17:17 01/10/2021
Reading Time: 3 min lexim

Banorët e Laknasit janë përballur sërish në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme me fadromat  e “Bio Products”që kërcënojnë vazhdimisht shkatërrimin e pyllit  të “Plepave të Brukës”për të vazhduar me ndërtimin e thertores. Banorët thonë se fadroma është futur në fshat rreth orës 03:00 të mëngjesit dhe kanë prerë disa pemë. Mësohet se protestës së banorëve të Laknasit i janë bashkuar edhe ambientalistët për ruajtjen e pyjeve. Një ndër ta ka qenë edhe Sazan Guri i cili thotë se është kërcënuar me jetë. Më poshtë janë disa nga deklaratat e banorëve për mediat lidhur me përplasjet që ndodhën në orët e para të mëngjesit.

Banorja: Kanë ardhur në orën 3 që të vazhdojnë punimet, na lajmëruan neve dhe dolëm, u përleshëm keq fare. Kemi që në orën 3 e deri më tani që po përleshemi fizikisht. Tokës i ka mbaruar leja, këta thonë që kanë marrë një njoftim nga bashkia. Ne do të vdesim aty të gjithë, nuk e lejojmë. Pylli ka shumë vite që është ndërtuar nga vetë ne, i shërbejmë brez pas brezi, tani këta duan ta presin dhe të bëjnë thertoren. Po të bëhet thertorja, ne nuk jetojmë dot këtu.

Banori: Nuk mund të pritet një pyll për të ndërtuar një thertore, është vepër penale. Kemi një qëndrim tejet agresiv të firmës së ndërtimit dhe një heshtje totale të shtetit, të institucioneve përkatëse, që duhet të reagonin, pasi pylli është shumë pranë Tiranës.

Banorja: Do të bëhet me gjakderdhje, policët thonë se do i vënë flakën gjatë natës. Po na ikën truri!

Në zonë kanë mbërritur edhe përfaqësuesit e Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit. Kujtojmë se në shkurt ky institucion ka dalë me një shkresë zyrtare në të cilën saktëson se firma private nuk duhet të ndërhyjë me punime në zonë dhe ditën e sotme ka kërkuar sërish një shkresë tjetër nga banorët për të marrë vendimin përfundimtar. Kjo ka çuar që banorët të vazhdojnë të jenë të mobilizuar me qëllim që ta ruajnë zonën pyjore, pasi momentalisht ajo nuk gëzon asnjë lloj mbrojtjeje nga asnjë institucion.  Kjo zonë, edhe pse e regjistruar në zërin kadastral të bashkisë si “zallishte”, i plotëson të gjitha kushtet për t’u shpallur zonë pyjore, pasi sipërfaqja e zonës është mbi 0.5 ha, ka drurë të lartë mbi 5 m dhe shkalla e mbulimit është mbi 10%. Banorët e kanë kultivuar pyllin dhe e kanë ruajtur në dekada me shumëllojshmëri bimësh jo vetëm për arsye rekreacionale, por edhe për t’u mbrojtur nga erozioni dhe ajri i ndotur.

Sjellim në vëmendje se çështja është ende në Gjykatë dhe madje ka përfunduar edhe leja për ndërtim e Vlerësimi për Ndërhyrjen në Mjedis. Por pavarësisht këtyre, kompania private herë pas here mësyn në Laknas. Kanë qenë banorët ata që si në çdo rast, i kanë ndaluar punëtorët të hyjnë në pyll duke e ruajtur territorin gjatë ditës dhe kanë ndaluar makineritë të veprojnë.

Kujtojmë se prej disa muajsh banorët e e Laknasit janë në një betejë ligjore me firmën “Bio-Products”. Çështja është ende në shqyrtim nga Gjykata Administrative e Apelit dhe në seancën e kaluar (20 shtator 2021) nuk u mor një vendim në mungesë të aktit të ekspertimit. Ekspertët në mënyrë të përsëritur, nuk bënë numërimin fizik të pemëve dhe nuk përcaktuan cila ishte pjesa me dendësinë më të madhe të pronës. Seanca e radhës pritet të mbahet në 20 tetor, gjithashtu me pritshmërinë që palët të kenë aktin në dorë. Ndërkohë, banorët kanë qenë të gatshëm për të qenë në terren, për të ndërhyrë ndaj çdo lloj përpjekje të firmës private për të rrethuar zonë dhe për të filluar punën.

Etiketa: kercenuar fadromatplepat brukes

Të lidhura

Partitë dhe kandidatët nuk respektuan lirinë dhe transparencën mediatike
Aktualitet

Partitë dhe kandidatët nuk respektuan lirinë dhe transparencën mediatike

Edhe pse kishin bërë thirrje partive politike dhe kandidatëve që të respektojnë parimet themelore të lirisë së medias, transparencës dhe...

18:06 14/05/2025
Berisha mbetet në ‘arrest shtëpie’, Gjykata rrëzon kërkesën e ish-kryeministrit
Kryesore

Pas zgjedhjeve të 11 Majit, Berisha mbledhje në selinë blu

Sali Berisha ka thirrur këtë të mërkurë një mbledhje urgjente me drejtuesit politik të qarqeve të Partisë Demokratike, në vijim...

18:02 14/05/2025
Para
E rëndë në Poliçan/ Vetëhelmohet me pesticide, e moshuara i jep fund jetës (Emri)

E rëndë në Poliçan/ Vetëhelmohet me pesticide, e moshuara i jep fund jetës (Emri)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Rikthehet fruthit në Kosovë, konfirmohen 9 raste

Rikthehet fruthit në Kosovë, konfirmohen 9 raste

18:32 14/05/2025
Partitë dhe kandidatët nuk respektuan lirinë dhe transparencën mediatike

Partitë dhe kandidatët nuk respektuan lirinë dhe transparencën mediatike

18:06 14/05/2025
Berisha mbetet në ‘arrest shtëpie’, Gjykata rrëzon kërkesën e ish-kryeministrit

Pas zgjedhjeve të 11 Majit, Berisha mbledhje në selinë blu

18:02 14/05/2025
Degët klasike në rënie, eksperti Muça: Studentët ndjekin tregun, jo pasionin

Degët klasike në rënie, eksperti Muça: Studentët ndjekin tregun, jo pasionin

17:35 14/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.