Skip to content
Kryesore

Play off Botërori, Silvinjo publikon listën: rikthehet Muçi, debutime të reja

· 1 min lexim

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, ka bërë publike listën e lojtarëve të grumbulluar për dy ndeshjet e play off-it për Botërorin që do të zhvillohet në SHBA. Në këtë listë bie në sy përfshirja e emrave të rinj, si dhe rikthimi i Ernest Muçit.

Për herë të parë marrin ftesë në Kombëtaren shqiptare mbrojtësit Stavro Pilo dhe Bujar Pllana, të cilët i bashkohen skuadrës për këto sfida të rëndësishme. Ndërkohë, pjesë e listës është sërish edhe Ernest Muçi, që rikthehet në ekip.

Lista e plotë me 26 lojtarë:

Portierë: Thomas Strakosha, Elhan Kastrati, Mario Dajsinani

Mbrojtës: Mario Mitaj, Stavro Pilo, Naser Aliji, Berat Gjimshiti, Bujar Pllana, Klisman Cake, Arlind Ajeti, Ardian Ismajli, Elseid Hysaj, Ivan Balliu

Mesfushorë: Kristjan Asllani, Adrion Pajaziti, Ylber Ramadani, Juljan Shehu, Qazim Laçi, Nazmi Gripshi, Arbër Hoxha, Anis Mehmeti, Jasir Asani

Sulmues: Myrto Uzuni, Ernest Muçi, Nedim Bajrami, Armando Broja


Kombëtarja shqiptare do të nisë përgatitjet të hënën në “Shtëpinë e Futbollit”, në prag të ndeshjes së parë ndaj Polonisë. Të mërkurën, skuadra do të udhëtojë drejt Varshavës për këtë përballje.