Skip to content
Kronikë

Plas sherri mes dy të rinjve në Gjirokastër, njëri prej tyre hakmerret

· 2 min lexim

Dy të rinj janë konfliktuar në Memaliaj të Gjirokstrës, përkatësisht shtetasiT me iniciale . M., 30 vjeç dhe M. B., 22 vjeç, banues në fshatin Komar.

Në njoftimin e policisë theksohet se shtetasi R.M, ka dëmtuar me sende të forta automjetin e  22-vjeçarit me të cilin u konfliktua.

Ndërkohë arrestimi i të dy shtetasave u bë në flagrancë pasi personat ishin konfliktuar me njëri tjetrin.

Gjithashtu nga konstatimet e policisë rezultoi se 22 vjeçari, shtetasi me iniciale M.B, drejtonte automjetin pa leje drejtimi.

Policia ka arritur ta parandalojë në kohë avancimin e mëtejshëm të konfliktit të të rinjve, i cili mund të ishtë përshkallëzuar edhe më tej.

Ndërkaq materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër:

Memaliaj.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj arrestuan në flagrancë shtetasit R. M., 30 vjeç dhe M. B., 22 vjeç, banues në fshatin Komar, Memaliaj.

Arrestimi i shtetasve të mësipërm u bë pasi në aksin rural Buz-Komar, Memaliaj këta shtetas janë konfliktuar me njeri-tjetrin, ku shtetasi R. M. ka dëmtura me sende të forta automjetin e shtetasit M.B. Gjithashtu shtetasi M. B. u konstatua nga shërbimet e policisë se drejtonte automjetin pa leje drejtimi.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.