Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Plani për vrasjen e Çapjes, zbardhet dosja e SPAK

19:52 26/11/2024
Reading Time: 2 min lexim
Plani për vrasjen e Çapjes, zbardhet dosja e SPAK

Në mëngjesin e datës 8 qershor 2020, rreth orës 09:30, Ardjan Çopja, i lindur më 14 prill 1968, është qëlluar me armë zjarri pranë banesës së tij në Elbasan.

Viktima, i cili mbeti i plagosur rëndë në shpatullën e majtë, dyshohet të jetë qëlluar nga distancë me një armë model snajper.

Pas ngjarjes, në zonën e quajtur Fushë Mbret, policia gjeti të djegur plotësisht makinën e përdorur nga autorët, një Volkswagen Sharan me targa të vjedhura.

Brenda saj u gjetën armë snajper dhe një silenciator të djegur, për të cilat dyshohet se u përdorën në atentat.

Nga hetimet rezulton se atentati ishte planifikuar dhe organizuar nga Marjus Lulaj, në bashkëpunim me persona të tjerë, përfshirë Klaus Matishin, Metin Mehjan dhe Agron Mehjan.

Për këtë ngjarje janë siguruar prova nga komunikimet mes Lulajt dhe bashkëpunëtorëve të tij, ku ai detajon skemën për ekzekutimin e Ardjan Çopjas, të cilin e referon me pseudonimet “Ari” dhe “Xhindi”.

Mesazhet e siguruara zbulojnë se Lulaj kishte kontraktuar një qitës me përvojë të cilin e përshkruan si “marins” dhe që kishte aftësi të kryente qitje të sakta deri në një distancë prej 1,000 metrash. Arma snajper e përdorur në ngjarje ishte blerë në Kosovë për 50,000 euro.

Komunikimet tregojnë se Ardjan Çopja ishte monitoruar në mënyrë të vazhdueshme pranë banesës së tij dhe ishin marrë video e fotografi të tij për të studiuar lëvizjet.

Lulaj dhe bashkëpunëtorët e tij kishin planifikuar vrasjen deri në detajet më të vogla, duke përgatitur pozicionin e qitjes në një zonë të mbuluar me ferra që siguronte fushëpamje të qartë.

Ndërkohë, Lulaj kishte siguruar edhe makina me targa të vjedhura për përdorim gjatë dhe pas kryerjes së atentatit, duke synuar shmangien e identifikimit.

Në bisedat me bashkëpunëtorët, Lulaj përshpejtonte finalizimin e planit dhe shprehej i sigurt për realizimin e tij, duke vënë theksin te rëndësia e eliminimit të Çopjas si pjesë e konfliktit mes grupeve kriminale rivale.

Nëse atentati ndaj Çopjas nuk do të realizohej, Lulaj kishte në plan të eliminonte Elvis Koçin, i referuar si “Korçari”. Mesazhet tregojnë gjithashtu se Lulaj dhe bashkëpunëtorët e tij konsideronin vrasjen e Çopjas një prioritet absolut dhe kishin bërë përgatitje të plota për të siguruar suksesin e operacionit.

Nga të dhënat e mbledhura, përfshirë bisedat dhe fotot e siguruara, policia gjyqësore konfirmoi ekzistencën e një plani të detajuar për vrasjen e Çopjas, ku ishin të përfshirë disa individë dhe mjete logjistike.

Kjo situatë përbën një dëshmi të qartë të organizimit të mirëfilltë kriminal dhe përpjekjeve të vazhdueshme për të ekzekutuar një akt të dhunshëm si pjesë e përplasjeve mes grupeve kriminale në rajon./ Pamflet

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: ardian capjessnajperSPAKZbardhet dosja

Të tjera

“Investitori i vërtetë në Zvërnec është qeveria”, Murrizi: Kryetarja e SHISH jepte llogari te Agasi, SPAK të hetojë Ramën
Aktualitet

“Investitori i vërtetë në Zvërnec është qeveria”, Murrizi: Kryetarja e SHISH jepte llogari te Agasi, SPAK të hetojë Ramën

Ish-deputeti Myslym Murrizi ka lëshuar akuza të forta ndaj qeverisë, kryeministrit Edi Rama, drejtuesve të institucioneve të sigurisë dhe projektit...

22:56 23/06/2026
Mos ushqe sistemin që të kontrollon: Bojkot medias së kapur, oligarkëve dhe bizneseve të tyre
Aktualitet

Mos ushqe sistemin që të kontrollon: Bojkot medias së kapur, oligarkëve dhe bizneseve të tyre

Problemi me një pjesë të mirë të medias në Shqipëri nuk është thjesht se raporton vonë, keq apo me frikë....

22:43 23/06/2026
Para
Mosbindja civile ishte qytetare/ Spahia: Reagimi i policisë sot joproporcional

Mosbindja civile ishte qytetare/ Spahia: Reagimi i policisë sot joproporcional

Lajmet e fundit

“Investitori i vërtetë në Zvërnec është qeveria”, Murrizi: Kryetarja e SHISH jepte llogari te Agasi, SPAK të hetojë Ramën

“Investitori i vërtetë në Zvërnec është qeveria”, Murrizi: Kryetarja e SHISH jepte llogari te Agasi, SPAK të hetojë Ramën

22:56 23/06/2026
Mos ushqe sistemin që të kontrollon: Bojkot medias së kapur, oligarkëve dhe bizneseve të tyre

Mos ushqe sistemin që të kontrollon: Bojkot medias së kapur, oligarkëve dhe bizneseve të tyre

22:43 23/06/2026
Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

15:54 23/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip