Plagosje me thikë në Qytet Studenti

Një tjetër sherr me thika ka shpërthyer këtë të enjte në Qytetin Studenti të Tiranës, ku dy të rinj janë përfshirë në një konflikt.
Një 20-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë. Shtetasi A.D., i cili ka marrë një plagë në dorë, është transportuar me urgjencë në Spitalin e Traumës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Fatmirësisht, rreziku për jetën e tij është përjashtuar.
Sipas informacioneve nga policia, konflikti ka çuar në përdorimin e një mjeti të mprehtë, ndërsa autori i dyshuar është identifikuar si A.A., 19 vjeç. Hetimet janë në zhvillim e sipër për të zbardhur shkaqet e konfliktit dhe rrethanat që çuan në përdorimin e thikës. Policia po punon për kapjen e autorit dhe për sqarimin e plotë të ngjarjes.
Njoftim i Policise:
Tiranë/Informacion paraprak
Tiranë/Informacion paraprak
– Më datë 21.11.2024, në Qytet Studenti, në rrugën “Sotir Kolea”, gjatë një konflikti dyshohet se shtetasi A. A., 19 vjeç, ka goditur me mjet të mprehtë shtetasin A. D., 20 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.