Skip to content
Të Gjitha

Plagosja tek Ura e Bunës, Gjykata e Shkodrës merr vendimin për autorin e dyshuar

· 2 min lexim

Disa ditë më parë një 50-vjeçar nga Shkodra u plagos në dorë dhe në qafë në afërsi të urës së Bunës dhe shkak ka qenë një konflikt pronësie.

E gjithë ngjarja ka ndodhur në fshatin Zues pranë një gurore, e cila është bërë edhe mollë sherri, rreth 200 metra larg Urës së Bunës, ku dy shtetasit pasi kanë debatuar me njeri-tjetrin, në momentin kur i plagosurit po largohej, autori ka qëlluar tre herë në drejtim të tij duke i shkaktuar plagë të rënda në pjesën e shpatullës.

Menjëherë pas mbërritjes në vendin e ngjarjes blutë e Shkodrës kanë bërë rrethimin e zonës, ku pas kontrolleve Bardh Isufi, autori i dyshuar, është gjetur pranë bregut të lumit Buna.

LEXO: Plagosje me armë zjarri në Shkodër: Policia arreston autorin e dyshuar

Ditën e sotme, Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka lënë me masën e sigurisë arrest me burg shtetasin Bardh Isufi, i cili ka kërkuar paligjshmërinë e arrestit si dhe masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Gjyqtarja Kostandina Kuro vendosi arrest me burg, kërkesë kjo edhe e prokurorit Astrit Halilaj.

I dyshuari nuk ka folur në seancë ndërsa me përpara në polici ka mohuar autorësinë e plagosjes.

LEXO EDHE: Konfliktet e pronësisë “po vrasin shqiptarët”! Zbardhet dinamika e plagosjes në Shkoder