Skip to content
Të Gjitha

Plagosja e punonjësit të IMT-së, çfarë deklaron gruaja e autorit

· 2 min lexim

Disa ditë më parë, një punonjës i Inspektoriatit të Territorit u plagos për shkak të detyrës.  Inspektori i IMT kishte shkuar për t’i shembur shtëpinë, por ka hasur në kundërshtinë e pronarit, i cili e plagosi me armë zjarri më pas.

Ndërkohë që gruaja e autorit 55-vjeçar tregon se si e kishte mësuar ngjarjen, pasi nuk ishte në banesë kur ndodhi krimi.  Gjithashtu ndër të tjera ajo pohon se nuk ishte ne dijeni të faktit se burri i saj zotëronte armë.

“Rreth orës 17:00 kam qenë te halla e burrit që është pranë banesës tonë. Në banesë erdhi halla tjetër e burrit dhe tha se burri im Qani kishte qëlluar me armë një punonjës të policisë. Kam dalë me vajzën e vogël nga banesa dhe i jam drejtuar shtëpisë që ishte prishur. U afrova por ishte e rrethuar me policë dhe pastaj patrulla e policisë më ka shoqëruar në komisariat. Nuk e dija që burri kishte armë. Nuk e kam parë kurrë me armë dhe nuk e di se ku e ka gjetur Qaniu”, ka deklaruar bashkëshortja e e Qani Muçës.

Vlen të kujtojmë se ky i fundit tashmë ndodhet pas hekurave ndërsa ndaj tij rëndojnë dy akuza, “vrasje ndaj funksionareve publike”, mbetur ne tentative dhe “armëmbajtje pa leje”.