Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Plagosi me thikë bashkëshorten italiane, arrestohet në spital biznesmeni nga Rrogozhina

09:04 29/01/2021
Reading Time: 2 min lexim

Kastriot Dema, 32 vjeçari që qëlloi dje me thikë bashkëshorten e tij italiane Carlotta Dossena, është arrestuar nga Policia në spital, në kushtet e flagrancës, pasi akuzohet se ka thyer “Arrestin në shtëpi”.

Për shkak të konflikteve të vazhdueshme, Policia e kishte pajisur bashkëshorten e 32 vjeçarit me urdhër mbrojtje, ndërsa ata vetë jetonin të ndarë, por në të njëjtën godinë. Ngjarja ka ndodhur në resortin e çiftit, i quajtur “Pepedoro”, në Vilë Bashtovë.

Policia ka proceduar penalisht dhe dy punonjës të resortit që kanë ndërhyrë gjatë sherrit mes dy bashkëshortëve dhe kanë rrahur shtetasin Klastriot Dema. Ky i fundit u dërgua në spital, aty ku dhe iu njoftua arrestimi.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. D., 32 vjeç, banues në Rrogozhinë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” gjatë një konflikti për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish-bashkëshortes së tij e cila u pajis me Urdhër të Menjëhershëm të Mbrojtjes.

Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht në gjendje të lirë edhe shtetasit G. B dhe F. V., pasi kanë ndërhyrë gjatë konfliktit nëpërmjet shtetasve të lartpërmendur duke goditur shtetasin K. D., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë së Rrethit Gjyqësor Kavajë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” në ngarkim të shtetasit K. D (i arrestuar) dhe për veprën penale “Plagosje e lehtë në bashkëpunim” në ngarkim të shtetasve G. B dhe F. V, të proceduar në gjendje të lirë. /Gazetareforma.com/

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: kavajekonfliktpolicia

Të tjera

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët
Aktualitet

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim kryebashkiakun e Bashkisë Kolonjë, Erion Isai, ish-zëvendëskryetaren e tij, Eljona Mydini,...

16:24 19/06/2026
Tragjedi në bregdetin e Lezhës, deti u merr jetën dy vajzave të mitura 9 dhe 11 vjeç
Aktualitet

Tragjedi në bregdetin e Lezhës, deti u merr jetën dy vajzave të mitura 9 dhe 11 vjeç

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në plazhin e Tales në Lezhë, ku dy vajza të mitura,...

15:18 19/06/2026
Para

Brukseli: Qeveria të mos përgojojë BE-në, por të rregullojë ligjin për mediat, të luftojë pastrimin e parave...

Lajmet e fundit

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

16:24 19/06/2026
Tragjedi në bregdetin e Lezhës, deti u merr jetën dy vajzave të mitura 9 dhe 11 vjeç

Tragjedi në bregdetin e Lezhës, deti u merr jetën dy vajzave të mitura 9 dhe 11 vjeç

15:18 19/06/2026
Një nga arritjet e mëdha të protestës: Ka lindur një popull që nuk njeh më frikën

Një nga arritjet e mëdha të protestës: Ka lindur një popull që nuk njeh më frikën

14:22 19/06/2026
Rama përdor policinë për të shuar revoltën, 23 protestues procedohen

Rama përdor policinë për të shuar revoltën, 23 protestues procedohen

13:07 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip