Skip to content
Të Gjitha

Plagosi dajë e nip me kallashnikov në Mamurras, jepet masa e sigurisë për 26-vjeçarin

· 1 min lexim

Gjykata e Kurbinit ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg” për 26-vjeçarin Aurel Shurbi.

Ky i fundit disa ditë më parë pas një konflikti për motive të dobëta, plagosi me kallashnikov dajë e nip, Agron Memën dhe Klevis Lekën.

Shurbi ka deklaruar në polici, se ka qëlluar me armë pasi ishte provokuar nga Klevis Leka, me të cilin kishte konflikte të mëparshme.

I riu u vetëdorëzua në polici 3 ditë ma parë, pasi blutë kishin gjetur armën e krimit.

Kujtojmë këtu se plagosja u regjistrua më 5 maj në vendin e quajtur “Ura e Drojes” në Mamurras.

Shkak për ngjarjen e rëndë është bërë një konflikt i 3 ditëve më parë.

Për fat të mirë dy të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.