Skip to content
Të Gjitha

Plagosën dhe dhunuan 57-vjeçarin , policia arreston 3 autorët në Ballsh

· 2 min lexim

Autorët e plagosjes së një nate më parë në lagjen “5 Shkurti” të Ballshit janë arrestuar diten e sotme nga Policia e Mallakastrës. Mbrëmjen e djeshme 3 persona dhunuan fizikisht  një 57-vjeçar dhe e lanë të shtrirë për tokë pas një konflikti të çastit për motive të dobëta. Personi i plagosur per momentin ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë ne gjendje të rëndë dhe po merr trajtim nga mjekët. Materialet do i kalojnë policisë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Nga informacionet e siguruara në rrugë policore dhe pas punës hetimore e profesionale, Policia zbardhi ngjarjen, identifikoi, kapi dhe shoqëroi në Komisatiatin e Policisë Mallakastër tre shtetasit të cilët pas një konflikti të çastit për motive të dobëta kanë dhunuar fizikisht 57-vjeçarin.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, arrestuan në flagrancë shtetasit F. Z., 42 vjeç; F. A., 53 vjeç dhe F. M., 44 vjeç të tre banues në Mallakastër.

Shtetasi P. S., ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë në gjendje të rëndë shëndetësore, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” e kryer në bashkëpunim.