Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Pipero zëdhënësi i Spitalit Publik, tamponët i ofron në klinikën e vet private

18:06 11/11/2020
Reading Time: 3 min lexim

Të gjithë VIP-at e marrin tek doktor Pipero përgjigjet e analizave të Covid-19. Ja si lindi ky trend: Arsyeja e parë është se Pëllumb Pipero është bërë tashmë i famshëm si zëdhënësi i Shëndetit Publik për fushatën e qeverisë mbi parandalimin e përhapjes së Covid-19. Por mos mendoni se përgjigjet i merr nga laboratori shtetëror. Pipero ka klinikën e vet. Ta jep përgjigjen për 30 minuta. Ajo quhet “Pipero Care”, por emrin juridik e ka Medical Center Dr. Pipero. Analizat i kryen në bashkëpunim me Laboratorin Intermedica.

“Doktor Pipero me dha sot lajmin e mirë se e kam mposhtur Covid19. Testi me doli negativ dhe më në fund mbas një periudhe të gjatë izolimi, do t’i rikthehem aktivitetit normal. Kujdesuni ju lutem për shëndetin dhe familjen sepse ky nuk është një virus i lehtë!” shkruan deputetja Rudina Hajdari dhe poston një foto me doktorin

Ndërsa drejtori i lajmeve në SyriTV, Bledian Koka shkruan: “Mëngjesi im “negativ”. U deshën vetëm 10 minuta tek Pipero Care për t’i dhënë fund 10 ditëve karantinim…p.s…Je super figurë Dr. Pëllumb Pipero”.

Ky trend ka lindur nga halli. Sepse kolegët e Piperos i vonojnë analizat në laboratorin e ISHP-së.

Po ta shohim me këtë sy, Pipero nuk ka qejf që Shëndetësia Publike të kryejë në kohë detyrën ndaj të sëmurëve që bëjnë analizat për Covid. Ai është zëdhënësi më i keq i Shëndetit Publik.

Denoncimi

I revoltuar nga kjo situatë, aktivisti i shoqërisë civile, Zirkon Disha shpërthen duke e quajtur këtë biznes një zhvatje. “Kjo është zhvatje ose siç njihet ndryshe “mjekësi falas”, madje është krim. 1 javë i duhet ISHP-së për përgjigjen 4 orë i duhet Pipero-Care”. Deklaron Disha.

“Praktikisht jemi në një PPP (koncesion) të pacertifikuar, por faktik. Spitalet dhe klinikat private kanë me qindra e mijëra raste që ju drejtohen këtyre klinikave dhe laboratorëve për të mësuar statusin e tyre shëndetësor, nëse janë, kanë qenë të infektuar”, deklaron Disha.

Institucionet shtetërore, ISHP-ja dhe laboratorët e spitaleve publike kanë të gjithë kapacitet të ofrojnë këto shërbime me kosto shume më të ulët dhe sigurisht shume me i besueshëm, nëse do kishte dëshire dhe vullnet. Por jo me zëdhënës të tillë, si Pipero.

“E çfarë presim nga Sistemi Shëndetësor Publik, kur thuajse çdo shef pavijoni apo doktor i spitaleve publike ka dhe një klinikë private!? Nuk jam kundër klinikave dhe spitaleve private, por nëse do të bësh biznes shko vëlla në klinikën tënde dhe prezantohu si mjek-biznesmen”, shkruan Disha në rrjetet sociale.

Fakte

Tek klinika e Piperos: Test i shpejtë Covid-19, test serologjik- 4000 lek (përgjigja brenda 30min)

Test serololgjik i plotë, që tregon nivelin e antitrupave IgM – IgG (24 ore) 5000 lek

Tampon test, Testi molekular i cili tregon nëse ka prezence virusi apo jo, 12000 lek. (4 orë)

Në laboratorët e ISHP-se përgjigja e tamponit do 5-7 ditë të marrësh përgjigje, ndërsa për testet e tjera nuk ka informacion.

/GazetaRefoma.com/

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: covidpiperotampon

Të tjera

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit
Aktualitet

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Shqipëria rezulton vendi më i shtrenjtë në Ballkanin Perëndimor për paketën bazë të internetit celular, në raport me të ardhurat...

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!
Aktualitet

I dashur ministër “të fala topave”!

Nga Irena Beqiraj Ministri i Financave shkruan: "Shqipëria është lider në rajon për rritjen dhe qëndrueshmërinë ekonomike dhe këtë s'e...

20:28 19/06/2026
Para

Kufizimet nga koronavirusi/ Studimi britanik: Fëmijët po humbin aftësitë bazë...

Lajmet e fundit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!

I dashur ministër “të fala topave”!

20:28 19/06/2026
Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

20:04 19/06/2026
Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

16:24 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip