Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Pilula eksperimentale e Pfizer ul rrezikun e infektimeve dhe vdekjeve nga Covid-19

17:07 05/11/2021
Reading Time: 2 min lexim

Kompania e ilaçeve Pfizer tha të premten se pilula e saj eksperimentale e krijuar për të luftuar koronavirusin, ul rrezikun e shtrimeve në spital dhe të vdekjeve, për pacientët me rrezik të lartë.

Kompania shpreson se mund ta kombinojë pilulën me një ilaç më të vjetër antiviral të quajtur ritonavir, në mënyrë që njerëzit ta marrin atë përpara se të sëmuren aq keq sa të shtrohen në spital.

Një analizë e përkohshme tregoi një ulje prej 89% të rrezikut të shtrimit në spital ose të vdekjes nga Covid-19 nëse pacientët e marrin atë mjaftueshëm shpejt, tha kompania.

Kompania e ka testuar ilaçin tek të rriturit me Covid-19 të cilët konsiderohen me rrezik të lartë.

Pilula, e njohur me emrin eksperimental PF-07321332, është krijuar për të ndaluar shumimin e virusit. Kombinimi i saj me ilaçin ritonavir rrit efektin në trup, tha kompania.

Pfizer tha se vetëm 0.8% e pacientëve që morën kombinimin e këtyre ilaçeve u shtruan në spital brenda katër javësh, ose tre nga 389 pacientë, në krahasim me 7% të pacientëve që morën trajtimin placebo, ose 27 nga 385 veta. Dhe shtatë persona që morën trajtimin placebo vdiqën, tha Pfizer. Askush që mori trajtimin nuk vdiq brenda një muaji.

“Reduktime të ngjashme në shtrimet në spital ose vdekjet e lidhura me COVID-19, u vunë re tek pacientët e trajtuar brenda pesë ditëve që nga fillimi i simptomave; 1% e pacientëve që morën ilaçin PF-07321332 me ritonavir, u shtruan në spital, krahasuar me 6.7% të pacientëve që morën trajtim placebo,” tha kompania.

Kompania tha se 19% e pacientëve të cilëve iu dha ilaçi, patën efekte anësore, krahasuar me 21% që morën trajtimin placebo, por kompania nuk pranoi të zbulonte se cilat ishin ato efekte anësore.

“Këto të dhëna tregojnë se, nëse miratohet nga autoritetet rregullatore, ilaçi ynë ka potencialin të shpëtojë jetën e pacientëve, të zvogëlojë ashpërsinë e infeksioneve COVID-19 dhe të eliminojë deri në nëntë nga dhjetë shtrime në spital,” tha Albert Bourla, kryetar i Pfizer, në një deklaratë.

Aktualisht, Remdesivir, i shitur nga marka Veklury, është i vetmi ilaç antiviral i miratuar nga FDA-ja për trajtimin e Covid-19.

Njerëzit gjithashtu mund të trajtohen me antitrupa monoklonale, të cilat injektohen dhe nxisin sistemin imunitar për të luftuar infeksionim. Ato nuk janë aq të lehta për t’u marrë sa një pilulë dhe duhet të administrohen nga një profesionist i trajnuar.

Merck po kërkon autorizimin e përdorimit urgjent nga FDA-ja për ilaçin Molnupiravir, një kapsulë antivirale që njerëzit mund ta marrin në shtëpi. Provat kanë treguar se ai zvogëlon rrezikun e shtrimit në spital ose të vdekjes, me rreth 50%. Të enjten, rregullatorët e ilaçeve në Mbretërinë e Bashkuar e autorizuan Molnupiravirin, me emrin e markës Lagevrio.

Burime nga: monitor.al

Të lidhura

Të paktën 25 të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza, disa po merrnin ndihma
Bota

Të paktën 25 të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza, disa po merrnin ndihma

Të paktën 25 palestinezë kanë humbur jetën gjatë natës nga sulmet ajrore dhe të shtënat e forcave izraelite, në një...

19:00 26/07/2025
Bllokoi ndihmat, ushtria izraelite asgjeson 70 kamionë me ushqime të skaduara
Bota

Bllokoi ndihmat, ushtria izraelite asgjeson 70 kamionë me ushqime të skaduara

IDF ka asgjësuar sasi të mëdha ushqimesh dhe artikujsh të tjerë humanitarë, të cilët kishin mbetur për javë të tëra...

08:13 26/07/2025
Para
Zgjedhje në FRPD/ Ngrihet grupi i punës, ja si do të zgjidhet kreu

Zgjedhje në FRPD/ Ngrihet grupi i punës, ja si do të zgjidhet kreu

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Asgjësohen mbi 16 mijë bimë kanabisi në Shkodër

Asgjësohen mbi 16 mijë bimë kanabisi në Shkodër

11:44 03/08/2025
Horoskopi sot, 30 dhjetor 2023

Horoskopi: 3 gusht 2025

09:42 03/08/2025
Plagosje me thikë në Vlorë, dy të lënduar pas konflikti në lagjen Pelivan Leskaj

Plagosje me thikë në Vlorë, dy të lënduar pas konflikti në lagjen Pelivan Leskaj

22:06 02/08/2025
“Bankers” përfiton 244 milionë lekë në mënyrë të paligjshme, Prokuroria: Mashtrim me qëllim shmangien e taksave

“Bankers” përfiton 244 milionë lekë në mënyrë të paligjshme, Prokuroria: Mashtrim me qëllim shmangien e taksave

15:58 02/08/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.