Skip to content
Aktualitet

Përplasje edhe në Skrapar, qytetarët tentojnë të lirojnë ambientet e KZAZ

· 1 min lexim

Përplasje të shumta kanë ndodhur në shumë qytete të vendit, ku mbështetës të opozitës janë përplasur fizikisht për lirimin e ambienteve të KZAZ-ve.

Përplasjet kanë ndodhur për zbatimin e dekretit të presidentit Meta për anulimin e zgjedhjve.

Para pak minutash përplasje të forta janë shënuar në Skrapar, ku policia bashkiake ka rrethuar KZAZ-në nr 66

Ata kërkojnë të lirohen ambientet në Pallatin e Kulturës, pas vendimit të presidentit Meta për anulimin e zgjedhjeve.

KZAZ-ja është e rrethuar me forca të shumta policie, ndërsa punonjës të bashkisë dhe mbështetës të opozitës tentojnë të hyjnë me forcë për të liruar ambientet.