Skip to content
Kronikë

Përplasja për vdekje e 8-vjeçarit / Qytetarët në protestë

· 1 min lexim

Një grup qytetarësh në Pajovë të Peqinit kanë protestuar këtë të premte për të kërkuar reagim nga autoritetet pas vdekjes së një 8-vjeçari.

Me fotografitë e të ndjerit në duar dhe pankarta me mesazhe si “Mbroni jetën e fëmijëve,” “Kufizues bordure në rrugë,” “Na siguroni jetën,” dhe “Të merren masa për kufizimin e shpejtësisë,” protestuesit bënë thirrje për rritjen e masave të sigurisë rrugore.

Duke bllokuar përkohësisht aksin rrugor Elbasan-Peqin, qytetarët kërkuan vendosjen e bordurave në të dyja anët e rrugës për të parandaluar aksidente.

Ata theksuan se mungesa e sinjalistikës dhe e masave kufizuese në këtë aks e ka bërë rrugën të pasigurt, veçanërisht për këmbësorët dhe fëmijët.

Banorët shpresojnë që kërkesat e tyre të merren parasysh dhe të ndërmerren hapa për të siguruar jetën e tyre dhe të fëmijëve në këtë zonë.