Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Përplasja më pak se dy muaj para zgjedhjeve/ Ligji për partitë detyron bashkinë t’i sigurojë zyra FRD-së

13:49 13/03/2021
Reading Time: 3 min lexim

Vetëm 7 ditë pasi Fryma e Re Demokratike firmosi marrëveshjen e koalicionit me Partinë Demokratike dhe aleatët e vegjël, në zyrë i shkoi një letër që kërkonte lirimin e ambienteve të selisë brenda 10 ditësh.

Në përmbajtje letra dukej e falsifikuar, pasi në kokë mbante stemën e Bashkisë së Tiranës, por pa numër protokolli dhe referuar dokumentit të shpërndarë për mediat nga FRD-ja edhe pa vulë e firmë të titullarit që kishte urdhëruar lirimin e selisë së FRD-së.

Letra mbante vetëm datën 3.3.2021 dhe i kërkonte z. Shehi që brenda 10 ditësh të lironin ambientet me argumentimin se i duheshin vetë bashkisë për stafin e saj dhe një arsye tjetër ishte se do të rikonstruktohej.

“Bashkia e Tiranës është në proces të vazhdueshëm të sistemimit të zyrave për stafin dhe njësitë administrative. Nisur nga ky fakt dhe nevoja për rikonstruksionin e godinës nga amortizimi, ju kërkojmë që të lironi ambientet që ndodhen në katin 3 në godinë, në rrugën ‘Abdi Toptani’, Tiranë. Lutemi nga ana e juaj të bashkëpunoni me Bashkinë e Tiranës, për marrjen e masave për lirimin e ambienteve brenda 10 ditëve nga marrja e njoftimit”, shkruhej në letrën që mbante në kokë stemën e bashkisë, por pa numër protokolli, emër titullari dhe pa firmë e vulë.

10 ditë më pas, pikërisht ditën e djeshme më 12 mars në hyrje godinës tri katëshe, ku ndodhen edhe zyra të tjera të Bashkisë së Tiranës ishin vendosur punonjësit e Policisë Bashkiake dhe nuk lejonin zyrtarët e FRD-së që të futeshin në ambientet e selisë.

DETYRIMI LIGJOR

Nëse ky veprim i Policisë Bashkiake ishte në zbatim të ligjeve apo jo, kjo mbetet për t’u gjykuar nga drejtësia, por ajo që mund të evidentojmë është se ligjvënësit në ligjin për partitë politike në nenin 22 parashikojnë ndihmën që i jep shteti partive politike për të për të kryer veprimtarinë të tyre.

Neni 22 pika “b” parashikon që subjektet që kanë marrë në tri zgjedhjet e fundi mesatarisht 1% të votave në shkallë vendi, shteti ka detyrim që t’u garantojë zyra.

“Partitë parlamentare pajisen me ndërtesë për selinë e tyre qendrore dhe zyra vendore. Këtë të drejtë e ka edhe partia politike, mesatarja e votave të së cilës në tri zgjedhjet e fundit parlamentare ka qenë mbi 1 për qind në shkallë vendi. c) Nëse partia politike është pajisur me ndërtesë me kontratë huapërdorjeje, sipas këtij ligji, por nuk plotëson kushtet e parashikuara në shkronjën “b” të këtij neni, atëherë ka të drejtën e lidhjes së kontratës së qirasë për ndërtesën, për ta përdorur vetëm për selinë apo zyrat e saj vendore. Rregulla më të hollësishme përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozim të Ministrit të Brendshëm.”, shkruhet në nenin 22 pika “b” e “c”.

Por, a i përmbush këto kritere Fryma e Re Demokratike?

Nga një verifikim i bërë në dy zgjedhjet që ka marrë pjesë Fryma e Re Demokratike rezulton se në votimet e 2013, FRD-ja ka marrë 1.7% të votave në rang kombëtar, ndërsa në 2017 ka marrë 0.33% të votave në rang kombëtar. Mesatarja e dy zgjedhjeve të fundit është mbi 1.

Në bazë të këtyre rezultateve “Ligji për Partitë Politike” detyron shtetin që t’i sigurojë zyra subjektit në fjalë.

URDHRI I DYTË

Duket se bashkia e kryeqytetit nuk tërhiqet nga iniciativa për të nxjerrë nga godina FRD-në. Pasi letra pa firmë e vulë nuk funksionoi, në zyrën e FRD-së shkoi një akt konstatim nga Policia Bashkiake, ku akuzonte FRD-në për zaptim të ambienteve të bashkisë dhe me një urdhër të kryetarit të Bashkisë kërkohej lirimi i menjëhershëm.

Ndërkohë, nuk thuhet se në bazë të cilave ligje e përjashton./Panorama

Të lidhura

66 fëmijë kanë humbur jetën nga kequshqyerja në Gaza
Aktualitet

66 fëmijë kanë humbur jetën nga kequshqyerja në Gaza

Të paktën 66 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës si pasojë e mungesës së ushqimit dhe kequshqyerjes, njofton...

19:19 28/06/2025
Shuhen zjarret në zonën naftëmbajtëse të Kuçovës
Aktualitet

Shuhen zjarret në zonën naftëmbajtëse të Kuçovës

Një zjarr i fuqishëm përfshiu paraditen e sotme një zonë me kallamishta në lagjet pranë puseve të naftës në qytetin...

18:50 28/06/2025
Para

Certifikohet rezultati i zgjedhjeve në Kosovë, ja sa përqind të votave siguroi Albin Kurti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Albin Kurti mbledh me urgjencë Këshillin e Sigurisë

Kurti pas takimit me krerët e partive në Kosovë: I ofrova dy opsione kompromisi

19:58 28/06/2025
Goditi me thikë për vdekje bashkatdhetarin, dënohet me burgim të përjetshëm anëtari i ‘Hellbanianz’

Goditi me thikë për vdekje bashkatdhetarin, dënohet me burgim të përjetshëm anëtari i ‘Hellbanianz’

19:44 28/06/2025
66 fëmijë kanë humbur jetën nga kequshqyerja në Gaza

66 fëmijë kanë humbur jetën nga kequshqyerja në Gaza

19:19 28/06/2025
Ngërçi politik në Kosovë/ Përfundon takimi i Kurtit me liderët e partive, Abdixhiku: Një farsë publike

Ngërçi politik në Kosovë/ Përfundon takimi i Kurtit me liderët e partive, Abdixhiku: Një farsë publike

19:02 28/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.