Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Përplasja me armë në Athinë, cilët janë dy bosët shqiptarë që mbetën të vrarë (Fotot+Emrat)

22:00 03/07/2022
Reading Time: 2 min lexim

Mbrëmjen e djeshme një përleshje e përgjashkme midis dy bandave tronditi Athinën.

Bëhet e ditur se ngjarja kishte si motiv  pazaret e drogës, teksa kanë mbetur të vdekur dy shqiptarët Andon Dhimitraq Tefi dhe Armando Lamaj.  Ndërkohë që ende nuk është zbuluar identiteti i 23-vjeçarit, i cili ndërroi jetë pasi u tërhoq zvarrë nga mjeti tip “Mercedes Benz”, që drejtohej nga një femër, e cila sipas mediave ka qenë ish e dashura e viktimës.

Sa i përket Tefit, ai ka lindur më 16.01.1974 dhe është me origjinë nga Korça ndërsa rivali i tij, Armando Lamaj është 46 vjeç dhe ka lindur në Vlorë.

Mediat greke e përshkruajnë 48-vjeçarin, i cili plagosi edhe dy efektivë të policisë si një person tepër të rrezikshëm, i cili lëvizte gjatë gjithë kohës i armatosur dhe për më tepër ka qenë i përfshirë në raporte me grupet kriminale që realizojnë trafikun e drogës në Athinë.

Por si ndodhi ngjarja? 
Burimet bëjnë me dije se ngjarja ka nisur fillimisht në rrugën “Krotidou” në lagjen “Kato Patisia” ku nga një automjet “Mercedes- Benz” është hapur zjarr ndaj drejtuesit të një motori, duke e plagosur rëndë këtë të fundit.

Në vend u gjend babai drejtuesit të motoçikletës, i cili ndoqi “Mercedesin” me një automjet tip “Audi” dhe qëlloi me armë duke e lënë të vdekur në vend.

Një tjetër person që ndodhej në “Mercedes” tentoi të largohej me vrap, por u përplas nga një automjet që po kalonte rastësisht në rrugë dhe mbeti i plagosur, ndërsa një person tjetër që ndodhej po në të njëjtën makinë mundi të dalë nga makina dhe nën kërcënimin e armës grabiti një makinë tip “Toyota”.

Sapo ka parë policët ka hapur zjarr ndaj tyre duke i plagosur ndërkohë që edhe policët janë kundërpergjigjur duke e vrarë shqiptarin.

Mësohet se dy shqiptarët e vrarë, të cilët rezultojnë shokë me njeri tjetrin pasi të dy ndodheshin në automjetin “Mercedes-Benz”, rezultojnë të arrestuar për çështje droge në maj të vitit të kaluar në Athinë.

Hetimet tregojnë se grupi i armatosur është sulmuar në “Kato Patisia” prej rivalëve në momentin që po përgatiste të sulmonte barin në “Agjius Anargjirus”.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Protesta nuk duhet të ketë gjueti tradhtarësh, por nuk duhet të ketë as naivitet!
Aktualitet

Protesta nuk duhet të ketë gjueti tradhtarësh, por nuk duhet të ketë as naivitet!

Protesta nuk duhet të kthehet në gjueti tradhtarësh, por kjo nuk do të thotë të mbyllim sytë. Në Shqipëri, pushteti...

17:57 17/06/2026
Të mos biem në kurthin që na largon nga kauza: Protesta është për Shqipërinë, jo për përçarjen mes nesh
Aktualitet

Të mos biem në kurthin që na largon nga kauza: Protesta është për Shqipërinë, jo për përçarjen mes nesh

Ka një moment kur pushteti nuk ka më nevojë të sulmojë shumë. Mjafton të presë. Të presë që njerëzit të...

15:00 17/06/2026
Para
Horoskopi sot, 4 korrik 2022

Horoskopi sot, 4 korrik 2022

Lajmet e fundit

Mos harroni oligarkët!

Mos harroni oligarkët!

18:32 17/06/2026
Protesta nuk duhet të ketë gjueti tradhtarësh, por nuk duhet të ketë as naivitet!

Protesta nuk duhet të ketë gjueti tradhtarësh, por nuk duhet të ketë as naivitet!

17:57 17/06/2026
Të mos biem në kurthin që na largon nga kauza: Protesta është për Shqipërinë, jo për përçarjen mes nesh

Të mos biem në kurthin që na largon nga kauza: Protesta është për Shqipërinë, jo për përçarjen mes nesh

15:00 17/06/2026
E FUNDIT: Parlamenti Evropian kërkon moratorium të menjëhershëm për zhvillimet në Vjosë-Nartë

E FUNDIT: Parlamenti Evropian kërkon moratorium të menjëhershëm për zhvillimet në Vjosë-Nartë

14:44 17/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip