Skip to content
Aktualitet

Përplasen keq dy makina në Korçë, aksidentohen 4 persona

· 1 min lexim

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Korçë-Bilisht. Si pasojë e këtij aksidenti janë plagosur 4 persona.

Dy mjete janë përplasur keq me njëri-tjetrin, duke sjellë edhe plagosjen e katër personave. Ende nuk dihet gjendja shëndetësore e tyre.

Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Cangonjit”. Personat e plagosur mësohet se janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Bilishtit.

Policia është duke hetuar shkaqet e ngjarjes ku mbetën të plagosur 4 persona.