Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Përpjekjet për të ulur çmimin e naftës, administrata e Biden shfrytëzon rezervat strategjike

18:27 19/10/2022
Reading Time: 2 min lexim

Presidenti Joe Biden pritet të njoftojë sot vendimin për hedhur në treg 15 milionë fuçi nafte nga rezervat strategjike të vendit.

Kjo është pjesë e masave që administrata po ndërmerr si përgjigje ndaj vendimit të fundit të vendeve të OPEK+ (Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës) për të ulur prodhimin e naftës.

Pritet që nafta shtesë të hidhet në treg gjatë periudhës së dimrit. Kjo është pjesë e 180 milionë fuçive naftë që presidenti Biden autorizoi në muajin mars për t’u hedhur në treg nga rezervat strategjike.

Sasia e naftës që ndodhet në rezervat strategjike ka rënë në nivelin më të ulët që nga viti 1984. Aktualisht në të ka rreth 400 milionë fuçi naftë.

Sipas zyrtarëve që folën në kushte anonimiteti, Presidenti Biden do të lerë të hapur mundësinë për tërheqjen e një tjetër sasie, për t’u përdorur gjatë periudhës së dimrit, në një përpjekje për t’i mbajtur çmimet e naftës të ulta. Por zyrtarët nuk dhanë detaje se për çfarë sasie bëhet fjalë dhe sa duhet rritur prodhimi vendas, në mënyrë që t’i jepet fund prekjes së rezervave strategjike.

Presidenti Biden pritet të thotë gjithashtu se qeveria do të rifillojë të rimbushë rezervat kur çmimet e naftës të bien në nivelet 67 deri në 72 dollarë për fuçi, ose më poshtë. Kjo sipas zyrtarëve të administratës do të mbështesë prodhimin vendas duke garantuar një nivel bazë të kërkesës për naftë.

Por presidenti pritet gjithashtu të ripërsërisë kritikat ndaj kompanive të naftës që po përfitojnë nga situata.

Kjo shënon një tjetër lëvizje në krahun e kundërt me angazhimet e Presidentit Biden, që është përpjekur të heqë dorë nga përdorimi karburanteve fosile, duke i kompansuar ato me burime alternative energjie, pas problemeve të krijuara me furnizimin për shkak të sulmit rus në Ukrainë si dhe uljes së prodhimit njoftuar nga karteli i Arabisë Saudite.

Ulja e prodhimit me 2 milionë fuçi në ditë nga OPEK-u, e barabartë me 2% të furnizimit global, ka bërë që Shtëpia e Bardhë të akuzojë Arabinë Saudite se është rreshtuar në krahun e Presidentit rus Vladimir Putin, dhe ta paralajmërojë atë, se do të përballet me pasoja lidhur me vendimin për të ulur prodhimin.

Lëshimi në treg i 15 milionë fuçive nga rezervat strategjike, nuk do të mbulonte as një ditë të plotë të sasisë së naftës që përdoret në Shtetet e Bashkuara, sipas agjencisë federale që ofron statistika mbi çështje të energjisë.

Presidenti Biden vazhdon të përballet me probleme politike për shkak të çmimit të karburanteve në vend. Sipas Shoqatës Amerikane të Automjeteve çmimi i benzinës është mesatarisht 1 dollarë për litër, disi më i ulët krahasuar me javën e kaluar, por më i lartë se një muaj më parë. Rritja e fundit e çmimit, sipas anketave, ka ndikuar negatisht në mbështetjen publike për presidentin dhe demokratët në prag të zgjedhjeve të nëntorit./VOA/

Të lidhura

“Nën Qyteti”/ Ekspozita që shndërron Pogradecin në një galeri të hapur kujtese dhe arti
Aktualitet

“Nën Qyteti”/ Ekspozita që shndërron Pogradecin në një galeri të hapur kujtese dhe arti

Një ekspozitë që tejkalon format tradicionale dhe shndërrohet në një rrëfim emocional për qytetin, historinë dhe kujtesën kolektive të tij....

13:56 13/07/2025
Lëkundje tërmeti në Vlorë, sa ishte magnituda
Aktualitet

Lëkundje tërmeti në Vlorë, sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 3.4 ballë të shkallës Rihter është regjistruar në afërsi të qytetit të Vlorës mesditën e kësaj...

13:28 13/07/2025
Para
Pas thirrjeve për tu dorëhequr,  Truss: Unë jam luftëtare, nuk jam mësuar të heq dorë!

Pas thirrjeve për tu dorëhequr, Truss: Unë jam luftëtare, nuk jam mësuar të heq dorë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

“Nën Qyteti”/ Ekspozita që shndërron Pogradecin në një galeri të hapur kujtese dhe arti

“Nën Qyteti”/ Ekspozita që shndërron Pogradecin në një galeri të hapur kujtese dhe arti

13:56 13/07/2025
Lëkundje tërmeti në Vlorë, sa ishte magnituda

Lëkundje tërmeti në Vlorë, sa ishte magnituda

13:28 13/07/2025
Shkarkoi në det mbeturinat e mjetit lundrues, e pëson drejtuesi i skafit në Dhërmi

Shkarkoi në det mbeturinat e mjetit lundrues, e pëson drejtuesi i skafit në Dhërmi

13:08 13/07/2025
Ministria e Mbrojtjes: 18 vatra zjarri në vend gjatë 24 orëve!

Ministria e Mbrojtjes: 18 vatra zjarri në vend gjatë 24 orëve!

12:29 13/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.