Skip to content
Të Gjitha

Përmbyset makina\ Dy të plagosur në aksin Fushë-Krujë -Tiranë

· 1 min lexim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në rrugën nacionale Fushë-Krujë – Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Larushk.

Një mjet tip ‘Volsvagen’ me targa AA 990 LN është përmbysur.

Shkak është bërë një makinë tjetër me targa AA 269ZP, që i ka prerë rrugën.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur dy persona, të cilët ndodheshin në mjetin që u përmbys.

Të plagosurit janë të dy banues në Fushë-Krujë dhe po udhëtonin drejt Tiranës.

Në vendngjarje kanë mbërritur policia dhe ekspertët, të cilët po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.