Një përleshje e dhunshme mes disa të rinjve ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen “Skënderbeg” të Shkodrës, pranë sheshit “Prekë Cali”.
Konflikti verbal ka degjeneruar shpejt në dhunë fizike, ku janë përdorur mjete të rrezikshme si thika dhe sëpata.
Nga përplasja ka mbetur i plagosur një i ri, i cili ka arritur të shkojë vetë në spitalin rajonal, ku po merr trajtim mjekësor.
Ende nuk janë bërë të ditura shkaqet e sherrit, ndërkohë që policia ka nisur hetimet dhe është vënë në kërkim të autorëve të përfshirë në incident.