Skip to content
Aktualitet

Përleshje e gaz lotsjellës mes policisë dhe protestuesve, disa të plagosur në Burrel

· 1 min lexim

Pas përplasjeve të Kamzës, ditën e sotme përplasje janë shënuar edhe në qytetin e Kavajës e Burrelit. Në Burrel mësohet se ka edhe të plagosur. Policia është përplasur fizikisht me qytetarët në KZAZ-në nr.16. Mbështetësit e PD kanë tentuar të futen brenda kësaj KZAZ-je, por janë kundërshtuar nga forcat e policisë.

Situata po tensionohet në shumë qytete të Shqipërisë pas dekretit të presidentit Meta për anulimin e datës së zgjedhjeve.

Ndërkaq, policia ka mundur të hyjë në ambientet e KZAZ. Nga forcat e rendit është lëshuar gaz lotsjellës, çka ka sjellë shpërndarjen e protestuesve.

Dyshohet që gjatë protestës, situata të jetë tensionuar dhe pas përleshjes me forcat e rendit, disa protestues, por edhe nga radhët e policisë, janë lënduar.

Zyrtarisht nuk kemi të dhëna në lidhje me situatën apo numrin dhe gjendjen e të plagosurve, por mësohet se janë përdorur sende të forta dhe shkopa gome.

Të lënduarit janë dërguar në spitalin e Burrelit.