Skip to content
Të Gjitha

Përleshja e dhunshme midis familjes shqiptare dhe rumune. Arrestohet dhe një person tjetër

· 1 min lexim

Policia italiane ka bërë me dije se ka arrestuar një shqiptar pasi është përfshirë në një sherr më 3 tetor, duke plagosur një të mitur.

Sherri kishte ndodhur midis një familjeje shqiptare dhe një familjeje rumune ku pas ngjarjes ishin arrestuar disa persona.

Nga përleshja e dhunshme në Caprarola midis familjeve tre persona përfunduan në spital, mes tyre edhe një i mitur.

Karabinierët arrestuan menjëherë pas ngjarjes dy shqiptarë për dhunë dhe rezistencë ndaj një zyrtari publik dhe raportuan pesë shtetas të tjerë midis rumunëve dhe shqiptarëve (përfshirë të miturin e dëmtuar) për përleshjen duke i akuzuar ata edhe për tentativë vrasjeje dhe armëmbajtje pa leje.

/GazetaReforma.com/