Skip to content
Të Gjitha

Përgjimet/ Eurodeputeti merrte 5%, kryebashkiaku 20% nga lejet e ndërtimit

· 4 min lexim

Europarlamentari Lorenzo Cesa ka ndërhyrë në Shqipëri për të rregulluar tendera. Kështu ka dalë në përgjimet e antimafias italiane, ku konkretisht fitet se merrte 5 përqind të aferave që kryente, ndryshe nga kryebashkiaku Veliaj, i cili siç përendet i takon pjesa 20 përqind për lejet e kullave.

Ai akuzohet si personi që koordinon ndërhyrjet e nevojshme në Tiranë me qëllim garantimin e tenderave, koncecioneve dhe lejeve të ndërtimit për grupet kriminale të goditura nga operacioni i fundit në Itali.

Europarlamentari Lorenzo Cesa është sekretar i Partisë së Bashkimit të Demokristianëve italianë UDC .

Pjesë nga zbardhja e përgjimeve:

Tomaso Brutto: Di se Lorenzo Cesa mund të ketë kontakte dhe me politikanë në Shqipëri, ku është i njohur e Talarico thotë se është i sigurt se ai si parlamentar europianë mund të krijoj kontakte të mira të drejtpërdrejta me parlamentarë të tjerë europianë.

Tomaso Brutto: Kjo është e rëndësishme  eh… është tjetër gjë kur Cesa të krijon një kontakt në Shqipëri… atje nuk është si këtu, një ministri në Shqipëri i jep…

Francesko Talarico: Uhh korrupsion total..

Tomaso Brutto: Dreq …. Po

Francesko Talarico: Treg i lirë

Tomaso Brutto: Pooo e atje nuk kontrollojnë… atje qeveria të thotë , ti duhet të paguash 1000 lekë taksa në vit e pastaj bën ç’ të duash,, por duhet të paguash aman taksat … pastaj bën ç’të duash.

Francesko Talarico : Po por ata kanë një bast… sa vjen 100 000 ja kaq janë të tuat… është legale…

Tomaso Brutto: Ne mund të hyjmë atje me spitalet. Pasi ne  furnizojmë me tuta, doreza, maska, gjithçka që duhet për sektorin spitalorë, për kirurgë, tutat e kirurgëve, këpucët e kirurgëve..

Francesko Talarico: Thuhet se në Shqipëri është një terren i virgjër, nuk bëhën as gara por “thirret një kompani”..,

Tommaso Brutto: Atje ( në Shqipëri) çfarë do…. është një zonë në ekspansion…

Francesco Talarico: E atje bën kapon ai… e Cesa i njeh dhe më një të këtyre Entev, e kështu nis….

Tomaso Brutto: Po po është i aftë… mjafton t’i vendosim kontaktin Antonios ai di si t’ia dalë…

Përgjimi i datës 5 maj 2017 ora 17.06, kohëzgjatja  15 minuta e 5 sekonda.

Biseda zhvillohet në banesën e Tommaso Brutto i pranishëm Ercole D’Alessandro finanzieri italian i Katanzaros e Antonio Gallo.

Antonio Gallo: Kemi këtë projekt në Shqipëri e kemi nisur… në sensin që kemi gjetur strukturën. Kemi bërë kompani me Saverion e për të përshpejtuar punë duhet të blejmë e të porosisim mallin… Jemi në një pikë të mirë.. Kemi një person shqiptar që thirret menaxher, që ka eksperiencë e administron gjithçka.

Ercole D’Alessandro: Unë kam lidhje të mira atje… më 22 qershor shkoj e kthehem më 25.

Antonio Gallo:..Për tenderin nuk ka problem … shkojmë e firmosin…. i merrni atje e i ndajmë…

Ercole D’Alessandro: Shoqërinë e keni bërë ju?

Antio Gallo: Duhej bërë deri në një farë date, por nuk kishte problem ndryshe nuk hapte dot më 22…

Tommaso Brutti: ( i referohet djalit të Ercole D’Alessandro , ortak i sipërmarrjes në hapur në Shqipëri); Atëherë i thuaj djalit tënd që më 22 të bëj inaugurimin e të jetë patjetër aty…

Ercole D’Alessandro: Më 22 nisem nga Lamezia Terme e më 06.40 në mëngjes nisem nga Lamezia Terme, më 7.05  mbërrij në Fiumicino, e më 9.25 nisem për në Tiranë e mbërrij më 10.50…. Ministria më ka bërë këtë biletë…

Pjesa e eurodeputetit

Në dosjen hetimore të Antimafias italiane nënvizohet gjithashtu se sipërmarrësit Saverio Brutto e Francesco Talarico synonin të rikompensonin Lorenzo Cesa me 5% të aferave të tyre.

Në reagimin e tij, kryebashkiaku Veliaj tha:

“Kushdo që ndërton në Bashkinë e Tiranës ka një emër dhe mbiemër, kurse lejet e ndërtimit kanë dosje transparente për mënyrën e financimit. Dëshirat e mafias italiane për t’u futur në industrinë e ndërtimit janë dëshira të tyre dhe të PD-së. Ne nuk ndalojmë dëshira, por veprime konkrete!
 
E vërteta është se asnjë leje e Bashkisë së Tiranës nuk është e ndikuar nga grupe interesash, të lidhura me biznese të paverifikueshme”.