Skip to content
Kronikë

Përgjaket festa në Itali! I riu shqiptar vret me armë bashkatdhetarin e tij, ja kush ishte “molla e sherrit”

· 2 min lexim

Mbrëmjen e djeshme një festë është kthyer në tragjedi në Itali, ku një 23-vjeçar humbi jetën ndërsa një 30-vjeçar u plagos pas një sherri gjatë një feste pranë një lokali.  I riu mbeti i vrarë nga të shtënat me armë zjarri nga një 34-vjeçar me origjinë shqiptare.

Sipas rikonstruksionit të karabinierëve të Compagnia di Legnano që ndërhynë në vendngjarje, ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:30,  pranë një lokali në via Allea Comunale në Turbigo.

Gjatë një sherri, i cili shpërtheu për arsye banale gjatë një feste mes shqiptarëve,  një 34-vjeçar shqiptar ka qëlluar në drejtim të një 30-vjeçari shqiptar, duke e plagosur.   Sipas Corriere della sera, dyshohet se “molla e sherrit” ka qenë një grua.

“Festa e ditëlindjes, disa gota dhe përpjekjet për t’iu afruar një gruaje”, shkruan Corriere.

Gjatë një sherrit shqiptari ka qëlluar në drejtim të një 30-vjeçari shqiptar, duke e plagosur. Të pranishmit më pas rrethuan sulmuesin, i cili qëlloi sërish me armë, njëra prej të cilave goditi një shqiptar 23-vjeçar në arterien karotide.  Ky i fundit ndërroi jetë pak orë më vonë në spitalin e Legnanos. 30-vjeçari i plagosur është tashmë në spital.  Sulmuesi, i cili u godit disa herë nga të pranishmit në lokal, ndonëse tentoi të largohej, u arrestua nga karabinierët. Arma e përdorur është një pistoletë e kalibrit 6.35, e cila ishte denoncuar e humbur në vitin 2017 në provincën e Komos.