Skip to content
Të Gjitha

Shkarkoi bordin dhe drejtorët? Rama: Asnjë lëvizje në bordet e studentëve

· 1 min lexim

Ditën e sotme mediat raportuan se kryeministri Rama mbrëmë në “Top Show”,  ishte shprehur për  pakënaqësitë e punës së  drejtuesve të bordit në administrimin e studentëve,  të cilët përfaqësojnë qeverinë dhe për këtë arsye ai tha se nëse do ishte për të, do t’i shkarkonte  të gjithë nga puna.

“Po të jetë për mua, unë i shkarkoj të gjitha’, tha Rama
Por fjalën e thënë mbrëmë nuk e ka vënë në zbatim siç u raportua.

Ky lajm nuk rezulton të jetë i vërtetë pasi burime kanë bërë të ditur për Oranews.al se kreu i shtetit nuk ka bërë asnjë lëvizje në bordet e studentëve dhe nuk ka asnjë shkarkim nga puna siç u tha.