Skip to content
Aktualitet

Përfundon numërimi i votave në Tiranë, ja me sa vota fitoi Veliaj

· 1 min lexim

Zgjedhjet e 30 qeshorit u zhvilluan në Shqipëri, pavarësisht mungesës së opozitës dhe dekretimit të një date të re zgjedhjesh nga presidenti Ilir Meta.

Tashmë ka përfunduar numërimi i të gjitha votave në të gjitha qytetet, madje edhe në Tiranë.

Kreu i Bashkisë ka mundur të marrë 94.21% të votave,152,230 vota,  një rezultat i thellë ky në krahasim me kundërshtarin e tij të Bindjes Demokratike, Arben Skënderaj.

Ky i fundit ka mundur të marrë vetëm 9364 vota.

Në 919 kuti të numëruara, kandidati i ASE, Erion Veliaj mori 152,230 vota, duke u konfirmuar për mandatin e dytë. Ndërkohë kandidati i Bindjes Demokratike, Arben Skënderaj mori 9,364 vota.

Kujtojmë këtu se ka pasur dhe një numër shumë të lartë votash të pavlefshme.