Skip to content
Të Gjitha

Përfundoi në pranga për trafik droge: Biznesmenit të famshëm shqiptar i sekuestrohet pasuria marramendëse

· 2 min lexim

Bie në pranga shtetasi nga Elbasani, Elton Kila i arrestuar prej disa muajsh sepse ishte shpallur në kërkim ndërkomëtar për veprat penale: “Organizata kriminale”, “Trafikim i narkotikëve”, “Mashtrim” dhe “Kallëzim i rremë”.

Sipas një njoftimi të prokurorisë së Elbasanit, biznesmenit i janë sekuestruar, një biznes pesë katësh, një njësi shërbimi 400 m2  dhe një sipërfaqe toke 5200 m2 në Elbasan.
Njëkohësisht edhe bashkëshortes së tij, i është sekuestruar 100% e aksioneve të shoqërisë tregtare “Kila Trans shpk”.
Vlera e blerjes së këtyre pasurive të deklaruara nga shtetasi Elton Kila në deklaratat noteriale kap shumën prej  70.819.000 lekësh të reja, ndërsa prokuroria thotë se vlera aktuale e tregut të këtyre pasurive është shumë herë më e madhe.
Hetimet vazhdojnë për të verifikuar pasuri të luajtshme apo të paluajtshme si dhe llogari bankare të dyshuara me prejardhje kriminale, e cila dyshohet nga prokuroria që buron nga aktiviteti kriminal i kryer në Itali.

NJOFTIMI I PROKURORISË:

Me kerkese te prokurorise Elbasan, U ekzekutua Vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan Nr. 913 date 07.12.2018, per sekuestro preventive për pasuritë:

  1. Nje ndërtesë 5-katëshe, me  siperfaqe banimi 1502 m2, ne Elbasan
  2. Njësi Shërbimi me sipërfaqe 400 m2, ne Elbasan
  3. Nje siperfaqe toke prej 5200 m², ne Elbasan.
  4. Sekuestro 100% të kuotave të zotëruara nga shtetasja I.K në shoqërinë tregtare “KILA TRANS” sh.p.k.