Skip to content
Kryesore

Përfshihet nga flakët një banesë në Maliq

· 1 min lexim

Një banesë ka shpërthyer në flakë mëngjesin e sotëm në Vloçisht të Maliqit, ku dyshohet se shkaku i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike.

Zjarrfikësja e qytetit është angazhuar në shuarjen e flakëve, të cilat ende janë aktive.

Fatmirësisht, deri tani nuk raportohet për të lënduar. Një grup hetimor është në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e ngjarjes.

Zjarri vazhdon të jetë aktiv, por nuk ka informacione që rrezikohet asnjë objekt tjetër në afërsi të banesës.