Skip to content
Kryesore

Përfshihet nga flakët apartamenti te Komuna e Parisit

· 1 min lexim

Një apartament në zonën e Komunës së Parisit, në Tiranë, është përfshirë nga flakët këtë të premte pasdite.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:50 në një banesë që ndodhet në katin e gjashtë të një pallati në rrugën “Tish Daija”.

Sipas informacionit paraprak, dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një bombul gazi. Në momentin e shpërthimit në apartament nuk ndodhej asnjë person, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.

Menjëherë pas sinjalizimit, në vendngjarje mbërritën shërbimet e policisë dhe zjarrfikëses, të cilat bënë të mundur izolimin e flakëve.

Policia e Tiranës konfirmoi se nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale dhe po vijojnë hetimet për të përcaktuar shkaqet e plota të ngjarjes.