Skip to content
Të Gjitha

Përfituan mbi 1 milion euro, pasi mashtruan 500 qytetarë për viza pune në Gjermani. Burg për tre të akuzuarit

· 1 min lexim

Kosovë– Besim Rexhaj, Flamur Hoxha dhe Veprim Rexhepi u arrestuan në fund të muajit dhjetor.

Ata akuzohen se kanë mashtruar rreth 500 qytetarë të Kosovës për viza pune në Gjermani.

Tre të arrestuarit u kërkonin atyre shuma të konsiderueshme parash, në këmbim të vizave të punës, por e gjitha ishte një mashtrim.

Nga këto mashtrime ata kanë përfituar mbi një milion euro.

Sipas Prokurorisë, paratë e përfituara nga kjo skemë mashtrimi të tre i kishin fshehur duke i transferuar tek persona të besuar, për të blerë më pas pasuri të paluajtshme si makina apo banesa.

Së fundmi, Gjykata Speciale e Kosovës ka dhënë 10.6 vite burg pëe ta.

Flamur Hoxha është dënuar me 6 vjet burgim dhe 21 mijë euro.

Besim Rexhaj me 4 vjet burgim dhe 12 mijë euro.

Veprim Rexhepi është dënuar me gjashtë muaj burgim me kusht për akuzën e falsifikimit të dokumenteve.

Mbi ta rëndojnë akuzat për ‘Mashtrim’, ‘Pastrim parash’, dhe ‘Falsifikim dokumentash’.