Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Bylykbashi dhe Vasili pas mbledhjes së KP: “ Mazhoranca problemin e ka me koalicionet dhe jo hapjen e listave”

21:44 24/07/2020
Reading Time: 3 min lexim

Pas mbarimit të mbledhjes së Këshillit Politik, që  (pas dakordësisë së palëve për t’u ulur në tryezë për ndryshimet kushtetuese ), përfaqësuesit e Opozitës Jashtëparlamentare në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili dolën në një deklaratë për shtyp.

Bylykbashi dhe Vasili u shprehën se kërkesa e opozitës është e qartë, lista të hapura në nivelin 100% dhe te mos preken koalicionet parazgjedhore  dhe shpërndarja e mandateve.

Bylykbashi tha se  në Këshill u ofruan modele të Europës për modelin e hapjes së listave por maxhoranca e refuzoi kërkesën për lista 100% të hapura. Më tej Bylykbashi tha se mazhoranca duhet të reflektojë dhe të pranojë hapjen e 100% të listave,  për sa kohë është çështje që duhet trajtuar në Këshillin Politik.

Bylykbashi: Përfaqësuesi i maxhorancës, Damian Gjiknuri gjatë gjithë kohës refuzoi propozimin tonë për hapje 100% të listave, apo për koalicionet, edhe pse i dhamë modelet e duhura në Europë, që si funksionojnë koalicionet Është Holanda, Danimarka, Letonia, Italia. Këto janë modele të vendeve që ne i kemi marrë prej 17 vitesh. Ne po përpiqemi që me listat e hapura t’i japim fuqi popullit për të zgjedhur kandidatin. Rama po e vret këtë mundësi për të garuar në liri të plotë. Presim nga maxhoranca të reflektojë. Janë çështje që duhet të trajtohen në Këshillin Politik, sa kohë nuk cënohet marrëveshja e 5 qershorit. Çdo përpkjekje e Ramës për të turbulluar një çështje kaq të qartë, është hapur përpjekje për të vrarë votën e lirë dhe zgjedhjet në tërësi.

Ndërkohë Vasili tha se çëshjta e listave të hapura nga ana e mazhorancës ishte një farsë për heqjen e koalicioneve parazgjedhore. Vasili tha se Gjiknuri kërkoi 28 firma për hapjen e listave, por një gjë e tillë nuk mund të ndodhë. Më tej Vasili tha se mazhoranca duhet të veprojë në të njëjtën mënyrë siç veproi me ‘5 qershorin’ dhe jo të ndryshojë Kushtetutën për 6 ditë.

Vasili: Qartësoj një herë e përgjithmonë të gjithë shqiptarët, që çështja e listave të hapura për maxhorancëm ishin farsë, ishin alibi për heqjen e koalicioneve. Propozimi ishte i qartë, që të hapen listat dhe të vazhdojmë përpara. Pra propozimi është i qartë. I thamë dakord që listat e mbyllura të bëhen të hapura. Pati një reagim. Jo absolute nga përfaqësuesi i maxhorancës Gjiknuri. Ishte e gjitha një farsë për të zhbërë 5 qershorin. Gjknuri që në fillim të mbledhjes, propozoi që ne të mblidhnim 28 firma tek deputetët e opozitës. 5 qershori u dakordësua dhe me firma. S’jemi ne që mbledhim firma. Për ndryshimin e kushtetueses na u sugjerua mbledhja e 28 firmave. Opozita ka qenë e qartë. Të thuash që unë dua 28 firma, do të thotë se unë nuk diskutoj. Ishte vetëm për ti bërë fresk Edi Ramës për të hequr koalicionet. Është e qartë që ky propozim është detyrim i rëndë për popullin. Këtu ekziston një person si Edi Rama, që bën gjithçka që zgjedhjet të devijohen se nuk i fiton dot. Qytetarët duhet të binden se Rama nuk ka hall listat e hapura, por koalicionet. Maxhoranca duhet të veprojë siç veproi më 5 qershor, dhe jo të bëjë copa copa kushtetutën. Duan ta ndryshojnë kushtetuntën në 6 ditë.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…
Aktualitet

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Në fillim e injoruan protestën. Pastaj e tallën. Pastaj e quajtën të manipuluar, të huaj, të lidhur me Iranin, Greqinë,...

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës
Aktualitet

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

Prej 31 majit, mijëra protestues mblidhen çdo natë poshtë zyrës së kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë dhe...

15:54 23/06/2026
Para

S’ka marrëveshje sot në KP: Opozita e bashkuar dhe Hajdari, pro hapjes së listave 100%, Gjiknuri: “Rregullimi i tyre pas votimit të ndryshimeve kushtetuese”

Lajmet e fundit

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

15:54 23/06/2026
SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

15:39 23/06/2026
“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

15:18 23/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip